Skip to content
10 November, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Politika

Malësia e Madhe dhe Vau- Dejësi rikonfirmojnë kryetarët e PD-së, pritet çfarë do ndodhë në Shkodër me 1 dhjetor

ShkodraWeb 25 November, 2018
pd dreke pune 0 24n18

Anton Kokaj është konfirmuar si kryetar i PD-së në Malësinë e Madhe.Është mandati i dytë për Kokajn, i cili ishte edhe kandidat për kryetar bashkie në vitin 2015. Edhe në bashkinë tjetër, atë të Vau- Dejësit, është rikonfirmuar kryetari lokal. Agim Bushati do të jetë edhe për një mandat në krye të degës vendore. Përfundojnë kështu zgjedhjet në dy bashki të rëndësishme të qarkut të Shkodrës, teksa vemendja tashmë është perqendruar në Bashkinë e Shkodrës.

Zgjedhjet për këtë degë, e cila konsiderohet edhe bastion i PD-së, do të mbahen me 1 dhjetor. Duhet thënë se procesi zgjedhor deri në nivelin e grupseksioneve, nuk ka kaluar pa polemika, debate dhe diçka më shumë se kaq. Madje, disa ngjarje kanë dalë edhe në media për konfrontim deri fizik. Mbi tryezën e Bashës në Tiranë është lista me 20 emra të propozuar nga mbledhjet e bazës demokrate në Shkodër. Ishte paralajmëruar përzgjedhja e emrave final për garën e Shkodrës para dy ditëve, por akoma nuk ka emra zyrtarë.

Të shtunën, kryetarët e grupseskioneve të zgjedhur janë mbledhur në një drekë pune nga kryetari aktual Ramiz Çobaj në mjediset e Shkodra Park. Mësohet se kanë qenë të pranishëm në total 43 persona. Nuk ka informacione lidhur me takimin, por mësohet se është diskutuar për fazën finale, atë të përzgjedhjes së kryetarit, pasi të vijnë propozimet zyrtare nga kryesia e PDSH-së në Tiranë. Më herët kishin qarkulluar informacione se në garë do të përballeshin dy drejtuesit aktual Çobaj dhe Aleksandër Marleci. Por edhe në këtë drekë pune, nuk kanë qarkulluar emra të mundshëm.

Zgjedhjet e kryetarëve të PD-së në bashki, i paraprijnë Kuvendit që do të mblidhet me 16 dhjetor si dhe sshënojnë fundin e organizimit të opozitës në prag të zgjedhjeve të vitit që vjen. Realisht, suksesi ose jo i këtyre zgjedhjeve do të testohet në zgjedhjet e 30 qershorit të cilat janë “gur prove” mjaft i rëndësishëm. /ShkodraWeb/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: EMRI/ Ishte në kërkim për ngjarjen në ish- Bllok, vetëdorëzohet në polici
Artikull pas: HOROSKOPI/ Çfarë parashikojnë yjet. a do të keni fat në dashuri, shendet dhe financa?

TË FUNDIT

berisha spak 2025
  • Aktualitet

“21 JANARI” – Kryetari i PD- së Sali Berisha thirret në SPAK për ngjarjen, para tij ishte edhe Basha…

ShkodraWeb 10 November, 2025
angoni duda 2025
  • Aktualitet

“Largohem me ndjenjën e plotësisë”, Majlinda Angoni u lirua nga detyra pas më shumë se 5 viteve, ja mesazhi i saj

ShkodraWeb 10 November, 2025
berat-votimi
  • Aktualitet

ZGJEDHJET E PJESSHME – Mbi 334 mijë shqiptarë votojnë për 5 bashki, 13 kandidatë në garë…

ShkodraWeb 9 November, 2025

TË FUNDIT

  • “21 JANARI” – Kryetari i PD- së Sali Berisha thirret në SPAK për ngjarjen, para tij ishte edhe Basha… 10 November, 2025
  • AMP nis hetimin ndaj dy policëve në Hanin e Hotit, lejuan të kalonte kamionin ku malazezët gjetën drogë 10 November, 2025
  • “Largohem me ndjenjën e plotësisë”, Majlinda Angoni u lirua nga detyra pas më shumë se 5 viteve, ja mesazhi i saj 10 November, 2025
  • “Denigrim i pronës private dhe simbolikave tona të shenjta”, Myftinia Shkodër reagon për heqjen e tabelës… 10 November, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 10 nëntor 2025… 10 November, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 10 nëntor 2025… 10 November, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 10 nëntor 2025… 10 November, 2025
  • KOHA E GËSHTENJAVE – Çfarë i ndodh organizmit tuaj nëse i konsumoni rregullisht ato… 9 November, 2025
  • Prangoset 37- vjeçari nga Shkodra që dhunonte nënën e tij, shpallen në kërkim dy shtetas që qëlluan me armë 9 November, 2025
  • Arrestohet shoferi i dehur në drejtim të automjetit, Policia e Shkodrës procedon penalisht edhe 2 shoferë 9 November, 2025
  • EMRI – Humbi jetën duke riparuar një defekt interneti, kush është 38- vjeçari nga Shkodra… 9 November, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet trupi i pajetë i një 65- vjeçari, policia jep informacionet e para… 9 November, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

berisha spak 2025
  • Aktualitet

“21 JANARI” – Kryetari i PD- së Sali Berisha thirret në SPAK për ngjarjen, para tij ishte edhe Basha…

ShkodraWeb 10 November, 2025
hani hotit naten
  • Aktualitet

AMP nis hetimin ndaj dy policëve në Hanin e Hotit, lejuan të kalonte kamionin ku malazezët gjetën drogë

ShkodraWeb 10 November, 2025
angoni duda 2025
  • Aktualitet

“Largohem me ndjenjën e plotësisë”, Majlinda Angoni u lirua nga detyra pas më shumë se 5 viteve, ja mesazhi i saj

ShkodraWeb 10 November, 2025
xhamia tabela 2025
  • Aktualitet

“Denigrim i pronës private dhe simbolikave tona të shenjta”, Myftinia Shkodër reagon për heqjen e tabelës…

ShkodraWeb 10 November, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.