Para pak minutash ka ndodhur një ngjarje e rëndë në aksin rrugor Maqellarë-Peshkopi. Raportohet se një automjet është përplasur me një motor, ku si pasojë nga përplasja ka humbur jetën drejtuesi i motorit, një shtetas 34 vjeç si dhe gruaja që udhtëtonte me të. Identitetet e personave ende nuk janë bërë të ditur, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të zbuluar shkaqet e aksidentit.