(foto ilustrim) Një ngjarje me pasojë fatale ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Fushë Krujë. Sipas të dhënave të para, një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Arrameras. Një makinë ka përplasur një person rreth 60-vjec që është ende i paidentifikuar, duke i marrë jetën menjëherë. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkakut të këtij aksidenti. Vlen të theksohet se aksi Fushë Krujë- Tiranë është “arenë” aksidentesh të shumta, edhe me pasoja fatale shpesh herë.
Informacion Paraprak
Më datë 14.03.2019, rreth orës 05:45 , në aksin rrugor Fushë Krujë -Tiranë , në Nikël, shtetasi A.N., 51 vjeç, banues në Tiranë , duke drejtuar atomjetin e tij , ka aksidentuar më pasojë vdekjen, një shtetas këmbesor të seksit mashkull ,rreth 60 vjeç, ende të paidentifikuar.
Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e shkakut të aksidentit.