(foto ilustruese) Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi teksa ishte duke drejtuar mjetin në bulevardin “Blu” në Kamzë ka aksidentuar duke i marrë jetën çiklisten. Policia njofton se i arrestuari është shtetasi Z.B., ndërsa çiklistja ende nuk është identifikuar. Aksidenti ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme por është bërë publik sot.
Njoftimi i policisë:
Nga specialistët e qarkullimit rrugor në Komisariatin e Policisë Rrugore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Z. B. (M).,32 vjeç, banues në Kamëz. Arrestimi i tij u bë pasi më datën 01.01.2020, rreth orës 22:10, në Bulevardin Blu në Kamëz, duke drejtuar automjetin tip “Fiat” ka aksidentuar një çikliste rreth 40 vjeçe, ende e paidentifikuar, e cila prej dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.
Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” .