Makina përfundon në kanalin vaditës, humbin jetën dy punonjës të kompanisë së sigurimit…

Dy personat që kanë humbur jetë në aksidentin pasditen e sotme në Marinëz janë punonjës të një kompanie sigurimi që operon në këtë zonë.

Sipas News24, ka qenë pikërisht kjo kompani që kanë njoftuar policinë për ngjarjen e rëndë. Nëpërmjet lokalizuesve të GPS, kompania konstatoi se për disa kohë, makina nuk lëvizte në hartë.


Kjo ka sjellë shqetësimin e tyre të cilët shkuan në vendngjarje dhe kanë gjetur makinën e përmbysur në kanalin vaditës.

Ata kanë lajmëruar policinë për të ardhur në vendngjarje dhe për të filluar hetimet.

Makina është gjetur rreth orës 13:00 pasditen e sotme në zonën e Marinzës në një kanal vaditës në këtë zonë.

Policia ka arritur të nxjerrë nga kanali makinën si dhe trupat e pajetë të dy viktimave. Viktimat janë identifikuar si Shkëlqim Beqaj 54 vjeç dhe Elior Llagaj 36 vjeç.