Një aksident është regjistruar sot në Durrës, ku një makinë ka përfunduar në kanal. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në zonën e Kënetës. Ka qenë një qytetar ai që ka njoftuar për ngjarjen, ndërsa bën me dije se drejtues i mjetit ishte një i ri.
‘Shpëtoi mrekullisht’ shprehet dëshmitari në vendin e ngjarjes. Ndërkohë, burime nga policia bënë me dije se nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Për më tepër shihni fotot teksa shihet që mjeti qëndron në kanal me rrotat në ajër. /BW/