“Makina e bisnesmenit nga Shkodra është qëlluar, gjendet një gëzhojë model 56…”

Loading...

Policia e Shkodrës ka publikuar në komunikatën e saj zyrtare ngjarjen ku u përfshi bisnesmeni Pjerin Kaçi, makina e të cilit ëshë qëlluar me armë. Ndryshe nga raportimi i parë i mediave, sipas policisë Kaçi ka qenë në lokal teksa është qëlluar makina e tij e parkuar. Ndërkohë sipas mediave, bisnesmeni është futur në lokal për ti shpërtuar plumbave. Nga ana tjetër, policia bën me dije se është gjetur në vendngjarje vetëm një gëzhojë armë zjarri model 56. Më poshtë, komunikata e policisë lidhur me ngjarjen.

“Më datë 18.10.2018, në fshatin Sektor Velipojë, nga një person i pa identifikuar, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri mjeti tip “Foristradë” në pronësi të shtetasit Pjerin Kaçi vjeç 44, banues në Shkodër, i cili ka qenë i parkuar në anë të rrugës, ndërsa drejtuesi i mjeti ishte në lokal. Nga kqyrja e mjetit dhe veprimet në vendngjarje, grupi hetimor gjeti dhe ekuestroi me cilësinë e provës materiale 1 gëzhojë armë zjarri model 56. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 84, 150 dhe 278 të Kodit Penal.”

Loading...