Një person ka humbur jetën pasditen e sotme në Rrogozhinë, si pasojë e një aksidenti rrugor. Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, ku një makinë ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurat. Sipas policisë shkak i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar, ndërsa ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, 22-vjeçari me inicialet O.L.
Njoftimi i plotë i policisë:
Kavajë/Informacion Paraprak.
Rreth orës 17:05 në aksin rrugor Rrogozhinë- Kavajë automjeti me drejtues shtetasin O. L.,22 vjeç, si shkak i një parakalimi të gabuar ka devijuar nga aksi rrugor duke u përplasur me trafikndarësen.
Si pasojë e daljes nga rruga, ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit shtetasi O. L. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.