EMRI+FOTO – Makina bie nga ura në liqen, polumbarët e RENEA-s po kërkojnë shoferin e mjetit rreth 37 vjeçar…

Një aksident i rëndë është regjistruar sot në Kukës, ku një kamion ka rënë nga Ura e Kolshit, ndërkohë që ende nuk dihet fati i shoferit.

Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Ferit Lleshi, rreth 37 vjeç. Të njëjtat burime thanë se mjeti ka dalë nga rruga e për pasojë ka rënë në liqen, ndërkohë që nuk dihen shkaqet e aksidentit.


Për gjetjen e trupit janë angazhuar menjëherë polumbarët e RENEA-s, si dhe shërbimet e Policisë. Aktualisht, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.

Copyright © ShkodraWeb Media

ShkodraWeb Media

ShkodraWeb Media