ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

MAKABRE/ Borisi i vogël ka qëndruar rreth 5 orë në makinë me prindërit e vrarë në atentat…

Detajet e zbuluara pak nga pak e bëjnë ngjarjen edhe më tragjike. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:15 të mëngjesit të djeshëm, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes vetëm në orën 6:40 të mëngjesit. Për rreth 5 orë e 30 minuta Borisi i vogël ka qëndruar në makinë më prindërit e vrarë deri sa ka mbërritur ambulanca që e ka marrë.

Loading...

Nuk dihet nëse fëmija ka qenë në sedilen e pasme apo në krahët e nënës, aty ku është gjetur.

Në foton të fiksuar pak minuta pas zbulimit të vrasjes, Borani duket i kthyer në të djathtë, nga sedilja ku qëndronte bashkëshortja e tij, por i shtyrë disi pas. Kjo të krijon përshtypjen se ai tentuar të mbrojë gruan dhe fëmijën. Gjithsesi do jetë ekspertiza ajo që do të japë përfundimet.

Ndërkaq dyshohet se ka qenë një autor që ka qëlluar kryesisht nga ana e majtë e makinës, pasi mjeti është parkuar rrëzë pallatit. Vrasësi ka zbrazur plot 23 plumba, një pjesë e madhe mbi trupin e Boranit dhe gruas së tij. Nga kamerat e sigurisë pamja e tij nuk duket e qartë për shkak të errësirë por është pa maskë.

Po kështu mësohet se policia ka shoqëruar rreth 30 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen ose që e kanë njohur çiftin për të mbërritur tek motivet e më pas autorët e ekzekutimit.

Pamjet e kamerave të sigurisë janë dërguar në Tiranë për një ekspertizë më të mirë.

Boran Bërçana ish-efektiv policie mësohet gjithashtu se ka qenë në Spanjë, nga ku ishte kthyer rreth 8 muaj më parë.

30-vjeçari kishte punuar si efektiv në Policinë e Shkodrës, më pas te forcat “Shqiponja”, ndërsa për pak kohë kishte shërbyer edhe në Pukë. /BALKANWEB/

Loading...

Lini një Përgjigje

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.