Majlinda Angoni është zyrtarisht Prefekte e Qarkut të Shkodrës. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, nën drejtimin e zëvendëskryeministrit Erion Braçe. Emri i Angonit u përfol prej ditësh për këtë post, ndërsa sot erdhi edhe zyrtarizimi i saj në këtë post. Ajo vjen në këtë detyrë pasi ka drejtuar për shumë vite shoqatën “Gruaja tek gruaja” në Shkodër. Ditën e nesërme në ora 14:00 do të bëhet prezantimi i saj si Prefekte e re e qarkut Shkodër.
V E N D I M
PËR
EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT SHKODËR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Majlinda Angoni emërohet Prefekt i Qarkut Shkodër.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE /ShkodraWeb Media/