ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

“Mafia e pronave vepron edhe në Shkodër…”, pohimi i frikshëm i shefit të Kadastrës pas dorëheqjeve në Vlorë…

Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame, ka reaguar pas dorëheqjeve në Kadastrën e Vlorës. Nga Elbasani, Lame tha se probleme të tilla si në Vlorë do të dëgjohen edhe në qytetet të tjera si në Shkodër, Durrës e Lezhë. Sipas Lames, probleme të tilla vijnë për shkak të rënies së “piramidave të vjetra të ndërhyrjes së pushtetit”.

“Probleme si ky i Vlorës do të dëgjoni në shumë qytete të tjera. Do të dëgjoni probleme si ky i Vlorës edhe në Durrës, në Elbasan, Shkodër, Sarandë, ndoshta dhe në Lezhë. Nuk gjen në Vlorë durim, për një arsye shumë të thjesht kanë rënë piramidat e vjetra të ndërhyrjes së pushtetit dhe tashmë nuk ka askush që të mbrojë paligjshmërinë dhe gjërat e bëra keq“, tha Lame.

Për tu bërë pjesë e grupit "ShkodraWeb Media" mjafton të klikoni JOIN GROUP dhe kerkesa juaj do të shqyrtohet menjëherë. KOMUNITETI SHKODRAWEB MEDIA ONLINE: https://www.facebook.com/groups/shkodrawebportal/

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.