“Madam ambasadore, jeni një diplomate e dobët”, moderatori i njohur shqiptar ia thotë “troç” Yuri Kim- it…

Gazetari dhe moderatori i njohur shqiptar Adi Krasta ka kritikuar ambasadoren Yuri Kim pas qëndrimit që ajo ka vendosur të mbajë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Moderatori e cilëson Yuri Kim si një diplomate të dobët.

“Madame AmbassAdor-Jeni një diplomate e dobët!”, shkruan Krasta në Twitter duke shtuar se:


‘Zhvlerësimi i ambasadorëve të huaj në Shqipëri është i pandalshëm. Për herë të parë shqiptarët janë të pafajshëm’, thekson Adi Krasta.

Reagimi i Krastës edhe pas deklaratës së saj se, “Partinë Demokratike e presin vendime të vështira dhe se ajo nuk mund të jetë peng i një deputeti të vetëm”.

“Partia Demokratike ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm për ta nxjerrë këtë vend nga komunizmi, për ta çliruar nga diktatura. Do të ishte ironi historike, por edhe tragjedi për këtë vend, jo vetëm për partinë, që partia të hajë bari për shkak të interesave personale të një njeriu”, tha ambasadorja Kim para mediave pas takimit 1 orësh me Bashën.