
Para pak minutave, trajneri i Vllaznisë Ervis Kraja ka publikuar në Facebook një thirrje mjaft të veçantë. “I lutem te gjithe popullit shkodran e atij shqiptar qe eshte tifoz me Vllaznine: Ne keto momente qe eshte Vllaznia, ta harrojme politiken e interesat e tyre personale por te mendojme vetem per Vllaznine e per Klubin tone 100 vjecar. Te behemi te gjithe se bashku me shpresen te shpetojme nga renia nga kategoria. Nuk do ishte mire per asnje njeri, per asnje tifoz qe Vllaznia te bjere nga kategoria. Shpresoj, besoj dhe mendoj se do ia dalim ??. Forca Vllaznia!”, shkruan në Facebook-un e tij Ervis Kraja.
Mesazhi është i qartë, si një thirrje për tu përqendruar të gjithë tek 90 minutat e fundit të Supërligës, duke shpresuar që Vllaznia të fitojë në Korçë dhe Partizani të bëjë një ndeshje të ndershme.©ShkodraWeb