Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të zhvillojë takime në Qarkun e Shkodrës në prag të protestës së madhe të 11 majit në Tiranë. Burime nga selia blu bëjnë me dije se Basha do të jetë në Vau Dejës dhe qytetin e Shkodrës ditën e martë, 7 maj 2019. Mësohet se fillimisht kreu i PD-së do të zhvillojë një takim me strukturat në Vaun e Dejës, një tjetër bashki që drejtohet nga përfaqësues të opozitës. Më pas, rreth orës 18.00, Basha do të jetë në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” ku do të ketë një takim të zgjeruar të Aktivit të PD-së Shkodër. I sigurtë në mbështetjen në bastionin e tij, Basha nuk ka preferuar ndonjë sallë më të vogël por Pallatin e Sportit, ambjenti më i madh i mbyllur në Shkodër.