Skip to content
21 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Politika

Lulzim Basha shpalos alternativën e tij për zgjedhjet parlamentare: Listat e hapura garanci që qeveria i sherben qytetarëve…

ShkodraWeb 4 years ago

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u shpreh dje dakord për ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe vendosjen e listave të hapura për kandidatët për deputetë. Gjatë një bashkëbisedimi me studentët e Universitetit Politeknik, Basha u shpreh se kjo është një mundësi e mirë për të futur në Parlament njerëz që përfaqësojnë popullin.

“Projekti që kemi nisur së bashku dhe kemi djegur mandatet, është shumë më i thellë sesa thjesht largimi i kësaj qeverie dhe ndryshimi i kësaj qeverie. Është një projekt kombëtar për të ndërtuar së bashku një Shqipëri të vlerave europiane. Për këtë duhen edhe ndryshime të thella në sistem. Për shembull, ka ide të vlefshme si listat e hapura, ku qytetarët jo thjesht të vendosin për siglën e partisë, por të vendosin se kë preferojnë nga lista e deputetëve, për një Parlament, i cili të ketë deputetë që më të vërtetë e lidhin fatin e tyre me qytetarët. Në këtë mënyrë, një Parlament i tillë është garanci që edhe qeveria do t’u shërbejë interesave të qytetarëve, sepse është Parlamenti ai që e mban përgjegjës qeverinë në demokraci”, u shpreh kreu i PD-së.

Në vijim të bashkëbisedimit, Basha u ndal edhe te reformimi i PD-së, ku theksoi se do të heqë praktikën e ndërtimit të listave për deputetë nga kryetari i partisë.

“Që të ndryshojë politika, në radhë të parë duhet të ndryshojnë faktorët e politikës, që janë partitë politike. Nëse brenda partive politike, gjithë vendimmarrja është në dorën e një njeriu, në rastin konkret, të kryetarit të partisë që bën listën e kandidatëve për deputetë, ashtu do të jetë nesër dhe shteti, në dorën e një njeriu. Ne do t’i japim fund kësaj praktike. Unë ju jap fjalën se jam i vendosur t’i jap fund kësaj praktike, duke nisur brenda Partisë Demokratike sot dhe nesër në qeverisje. Nesër do të shikoni vetë, kur PD-ja do të votojë online formularët e aplikimit për ata, që dëshirojnë të jenë kandidatë në zgjedhjet e ardhshme në emër të Partisë Demokratike, e cila do të jetë e hapur Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u shpreh dje dakord për ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe vendosjen e listave të hapura për kandidatët për deputetë. për të gjithë. Dhe do të jetë merita, ajo që do të përcaktojë se kush do të jetë ai/ajo që do të përfitojë përmes votës së lirë dhe përmes një vlerësimi transparent, mundësinë për të përfaqësuar nesër PD-në në një Parlament të çliruar nga krimi dhe me një qeverisje të çliruar nga krimi dhe kriminelët”, tha kreu i PDsë.

Pjesë e bashkëbisedimit me studentët ishte edhe çështja e ligjit të arsimit të lartë. Partia Demokratike nuk ka ndryshuar qëndrim për këtë, ku edhe dje Lulzim Basha theksoi se kur të vijë në pushtet, do ta shfuqizojë këtë ligj dhe do të implementojë një tjetër.

“Programi që ju parashtrova nuk do të funksionojë nëse vendimet do t’i marrë prapë kryeministri dhe ministri i Arsimit. Demokratizimi i vendimmarrjes, modernizimi i universiteteve sipas modelit europian, do të jetë tipari i ligjit të ri për arsimin e lartë, për të cilin kemi ngritur një grup pune me ekspertët më të mirë dhe do t’u bëjmë një ftesë publike shumë shpejt pedagogëve dhe ekspertëve më të mirë shqiptarë, studentëve, që të bëhen pjesë e këtij grupi pune. Jo thjesht ta anulojmë këtë ligj ditën e parë në qeveri, siç ju kam premtuar dhe dua t’jua premtoj sot këtu, por të kemi gati në mënyrë të plotë të konsultuar, transparente, ligjin e ri për arsimin e lartë të standardeve europiane”, tha kryetari i opozitës. /Burimi:PanoramA/

Continue Reading

LAJM PARA: FOTO/ “Kuksianët e përcollën me bisht nën shalë…”, ish- kryeministri tregon se si u hakmor Rama…
LAJM PAS: VIDEO/ Kryeministri vazhdon fushatën elektorale, inspekton rrugën e Torovicës: Zgjidhni Pjerinin kryetar bashkie se për kanalet…

TË FUNDIT

VIDEO – “Mbështetje unanime Zef Hilës”, PD Vau Dejës peticion zyrtar Enlekejd Alibeajt: Është domosdoshmëri për 14 majin
  • Kryesore

VIDEO – “Mbështetje unanime Zef Hilës”, PD Vau Dejës peticion zyrtar Enlekejd Alibeajt: Është domosdoshmëri për 14 majin

19 hours ago
“Askush nuk është mbi ligjin”, Tonin Marina: Të vendosur që Malësia e Madhe të mbetet jashtë hartës së bimëve narkotike
  • Kryesore

“Askush nuk është mbi ligjin”, Tonin Marina: Të vendosur që Malësia e Madhe të mbetet jashtë hartës së bimëve narkotike

20 hours ago
FOTO – Mblidhet Kryesia e PD- së së Rithemelimit në Shkodër, sekretari i PD- së së Alibeaj në krah të Bardh Spahisë
  • Kryesore

FOTO – Mblidhet Kryesia e PD- së së Rithemelimit në Shkodër, sekretari i PD- së së Alibeaj në krah të Bardh Spahisë

2 days ago

TË FUNDIT

  • FOTO – Bashkia Shkodër ndërhyrje në merkatën e Rusit, përmirësim i mëtejshëm i standardeve të tregtimit…
  • Deputeti shqiptar në Parlamentin e Suedisë, shpëton një foshnje pasi e nxorën nga lumi Moraça në Malin e Zi
  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet i pajetë në Vau Dejës 52- vjeçari, dyshohet se është vetëvarur (emri)
  • EMRAT – Sërish ndryshime në Policinë e Shtetit, kush janë drejtuesit që lëvizin në disa komisariate…
  • TESTI – Cila është forca lëvizëse e jetës suaj, zgjidhni një imazh për të zbuluar menjëherë…
  • NGA ERVIS KRYMBI – Dita Ndërkombëtare e Pyjeve, vlerat e gjithanshme që bartin ekosistemet pyjore…

TË FUNDIT

FOTO – Bashkia Shkodër ndërhyrje në merkatën e Rusit, përmirësim i mëtejshëm i standardeve të tregtimit…
  • Aktualitet

FOTO – Bashkia Shkodër ndërhyrje në merkatën e Rusit, përmirësim i mëtejshëm i standardeve të tregtimit…

52 mins ago
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Suedisë, shpëton një foshnje pasi e nxorën nga lumi Moraça në Malin e Zi
  • Aktualitet

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Suedisë, shpëton një foshnje pasi e nxorën nga lumi Moraça në Malin e Zi

2 hours ago
MINUTA E FUNDIT – Gjendet i pajetë në Vau Dejës 52- vjeçari, dyshohet se është vetëvarur (emri)
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Gjendet i pajetë në Vau Dejës 52- vjeçari, dyshohet se është vetëvarur (emri)

2 hours ago
EMRAT – Sërish ndryshime në Policinë e Shtetit, kush janë drejtuesit që lëvizin në disa komisariate…
  • Aktualitet

EMRAT – Sërish ndryshime në Policinë e Shtetit, kush janë drejtuesit që lëvizin në disa komisariate…

4 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.