Kryetari i Partisë Demokratike dhe lideri i opozitës Lulzim Basha, mbledh sot ish-Grupin Parlamentar dhe Kryesinë në orën 18:00 në selinë e PD-së. Takimi vjen një ditë pas vendimit të gjykatës për ish-deputetin Ervin Salianji dhe miratimit të paketës antishpifje në Kuvend.
Po ashtu mësohet se në rend të ditës është edhe diskutimi për çështjen e tërmetit, raportohet nga burime pranë selisë blu.