ANALIZA/ Lulzim Basha në mes “shembjes së sistemit” dhe “Republikës së Re”…

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka bërë një zhvendosje të dukshme të “shënjestrës” së lëvizjes opozitare në vend. Shefi i opozitës prej disa ditësh, ka nisur të artikulojë “shembje sistemi”, duke e kaluar fokusin nga individual në përgjithësim. Natyrisht, në perceptimin e tij, “shembja e sistemit” duhet të nisë me Ramën, por “gjetja” e tij meriton vëmendje. Nëse mund të quhet “risi”, edhe pse tingëllon e ngjashme me “Republikën e Re” të vitit 2017, slogan që udhëhoqi PD-në në zgjedhjet politike prej nga Edi Rama doli si “timonier” i vetëm.

Europa njeh shumë raste të “shembjeve të sistemeve”, por të “zbutura” më shumë me konceptin “Republikë e Re”. E kanë provuar Italia, Franca, Gjermania por edhe ndonjë vend tjetër. Koncepti është i qartë dhe deri diku, përgjegjësia nga individi- transportohet pikërisht tek sistemi.

E për ta kthyer në Shqipëri, Edi Rama nuk është i vetmi “viktimë e sistemit” që duhet shembur. Por në një farë mënyre, është përfaqësuesi i fundit dhe më i spikatur i një sistemi që ka mbërritur në finish dhe…duhet shembur.

Indirekt, Basha pjesë të sistemit përfshin të gjithë liderët kryesorë politikë në vend nga 1990-a e këtej. Sepse të gjithë këta, ndërtuan pikërisht sistemin që lideri i opozitës aktuale e anatemon.

Nga ana tjetër, me “shembjen e sistemit” apo “Republikën e Re”, Basha largohet nga ajo që mund të quhet “beteja personale” apo “revanshi i 17-18 majit 2017” me rivalin e tij Rama. Edhe në sytë e ndërkombëtareve, çështja duhet të nisë dhe të shihet disi më ndryshe. Rama mund të konsiderohet si “i fundmi”, i cili bashkë me sistemin që duhet shembur, do të marrë drejt pensionit politik edhe mjaft të tjerë para tij. Teksa sot duket se Berisha pa mandat deputeti, është aktiv por jo pjesë e lidershipit politik në vend, “rradha e parë” e largimit i përket Ilir Metës, natyrisht pas shembullit të Edi Ramës. E pas tyre, të gjithë kryetarë- politikanë- deputetë të pëerjetshëm në në majtë e të djathtë të Bashës e Ramës. Kështu, vetëm kështu, “shembja e sistemit” do të ishte e plotë dhe e besueshme. Edhe pse ideja e “vakumit” me të drejtë mund të frikësojë shumëkënd…

Në fund, ka edhe një “llogari” që Basha duhet të përpunojë edhe për publikun. Berisha, Meta dhe shumica e të tjerëve, kanë më shumë se 25 vite në politikëbërjen e lartë e të rëndësishme të vendit. Edi Rama ka kaluar 20 vite, vetë Basha nga 2005-a po i afrohet 15 viteve. Cili është kufiri për të konstatuar edhe “viktimat” e mundshme të “shembjes së sistemit” apo ngritjes së “Republikës së re”? Kësaj pyetjeje vështirë ti jepet përgjigje. Ose më saktë, përgjigja vjen nga kutitë e votimit, mbushja e të cilave bëhet duke u bazuar në lista që deri tani, përgatiten pikërisht nga ata që po kërkojnë të largohen me “shembjen e sistemit”. /Nga Blerti DELIJA/

Loading...

Postimet e fundit nga ShkodraWeb

INTERVISTA/ 19- vjeçari në gjurmët e të atit, Glauk Olldashi pasion për politikën: I zhgënjyer me veprimin e Rudina Hajdarit për mandatin…

Glauk...

FOTO/ Aksident në Beltojë, përplasen dy makina- policia në vendngjarje…

Një...

VIDEO/ Rudina Hajdari në krah të ish- ministres socialiste në Vau- Dejës, ja si përgjigjet për “djegien e mandatit” si deputete

Deputetja...

Close