Lulzim Basha ka dorëzuar të premten pasdite formularin e rikandidimit të tij për kreun e Partisë Demokratike. Nga formularët e dërguar deri më tani në Partinë Demoktarike, kandidaturat janë:
Lulzim Basha
Fatbardh Kadilli
Edith Harxhi
Nesër depozitojnë kandidimin:
Ibsen Elezi
Lisander Hoxha
Ndërkohë, ditën e diel në orën 18:00 pritet të mblidhet kryesia e cila do të vendosë mbi kandidatët dhe modalitetet e garës për kreun e PD. Zgjedhjet për kreun e PD, do të mbahen më 13 qershor.