Lulzim Basha dhe Edi Rama përplasen ashpër në “Opinion”, lideri demokrat futet drejtpërdrejt në emision

Kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Lulzim Basha janë përplasur përmes lidhjes telefonike në emisionin “Opinion”. Rama dhe Basha janë përplasur për landfillin e Sharrës, për të cilin kryeministri tha se Basha tentoi ta jepte me koncesion kur ishte kryetari i Bashkisë së Tiranës.


Kreu i PD ka shpjeguar objektivat e tij kur ishte në krye të bashkisë, ndërsa kryeministri e ka ndërprerë disa herë duke ironizuar përgjigjen e liderit të opozitës.

Basha: E gjitha çfarë ka thënë aty është një grumbull gënjeshtrash. E vërteta është si vijon, në vitin 2011, 11 vite pasi kishte lënë Tiranën në plehra, ish kryebashkikaku i Tiranës Edi Rama bëri një memorandum mirëkuptim me Bankën Botërore, me IFC për të hartuar një studim për plehrat e Tiranës. Në vitin 2011, pasi u largua nga Bashkia, Bashkia e Tiranës nën drejtimin tim autorizoi një studimi vizibiliteti me bashkëpagesë nga Banka Botërore dhe Bashkia e Tiranës që Sharra e lënë në në mjerim në 11 vite nga Rama të kishte një trajtim sa më dinjitoz për qytetarët e Tiranës.

Studimi i vizibilitetit konkludoi, hartuar nga specialistët e Bankës Botërore. Objektivi i parë, të gjithë kontenierët e plehrave brenda unazës së vogël së Tiranës të futeshin nën tokë. Objektivi i dytë, brenda tre viteve të gjithë e kontenierët e plehrave të bashkisë së Tiranës të futeshin nën tikë. Objektivi i tretë, qytetarët e Tiranës të mos paguanin asnjë qindarkë më shumë për taksën e pastrimit dhe me taksën e pastrimit që paguanin atëherë Tirana do të kishte kontenierë nën tokë.

Rama: O artist…

Mbështet ShkodraWeb Media

Basha: Letrat janë zyrtare, janë në Bashkinë e Tiranës dhe Kryeministri. Shifrat janë këto që thash unë, qytetarët e Tiranës nuk do të paguanin një qindarkë më shumë.

Fevziu: Nuk ka rëndësi kush do i paguante, a ishte toni 30 euro pa TVSH.

Rama: Kush do i pagunte? Me Vebiun do i paguaje?

Basha: I ke aty të gjitha, kishe bërë në plan këtë që bëre. Ti theve një marrëveshje me qeverinë gjermane me GIZ, që kishte që Shqipëria nuk ka nevoj ëpër incenerator, por mund të trajtohen me landfille.

Fevziu: A ka qenë çmimi 30 euro pa TVSH?

Basha: Jo, jo fare, ajo është një memo e brendshme midis departamenteve të bashkisë.

Rama: Nuk është memo.

Basha: Nxjerre raportin mos gënje, nuk është ai raporti. /Opinion.al/

ShkodraWeb Media 2017 – 2020 © TË GJITHA MATERIALET NË KËTË FAQE MUND TË PËRDOREN LIRISHT NGA INDIVIDË E MEDIA, DUKE CITUAR NGA JANË MARRË. FALEMINDERIT!

ShkodraWeb Channel
ShkodraWeb Marketing