“Lul, na hiq sikletin ku na ke futur, kërko votëbesim”, Edi Paloka reagon pas deklaratës së Bashës “95% e demokratëve më duan…”

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, njëkohësisht kryetar i Këshillit Kombëtar të PD- së,  ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeopozitarit Lulzim Basha se këtë të fundit e mbështesin 95% e demokratëve.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Paloka i sugjeron Bashës që nëse e ndjen se ka mbështetjen e demokratëve, mos të japë dorëheqjen, por të marrë votëbesimin e demokratëve.


REAGIMI I PALOKES

Lul !
Ne se ke bindjen se 95% e demokrateve te mbeshtesin, atehere na e hiq kete siklet ku na ke futur te gjitheve. Mos jep doreheqje, ne se ke bindjen qe ke vepruar drejte dhe per kete ke mbeshtetjen e 95% te demokrateve, kerko votebesimin e tyre dhe ndale percarjen qe po thellohet cdo dite e me shume prej vendimit tend personal te 9 shtatorit !

Ne se 51 % e jo 95 % e demokrateve te mbështesin, ke gjithe legjitimitetin te vazhdosh ne krye te PD e te gjithe demokratet kane detyrimin te bashkohen per te bere betejen me ate qe eshte armiku jo vetem i demokrateve po i gjithe shqiptareve, Edvin Kristaq Ramen!

Po per kete, pas situates qe eshte krijuar, me pare duhet te marresh votebesimin e demokrateve. Vota e atyre qe perfaqesojme duhet te vendose per te gjithe ne !