Luhatjet e tensionit në stacionin e pompimit në Dobraç dëmtojnë tre panele elektrike, 120 mijë banorë të Shkodrës pa ujë…

Mbrëmë ka patur një difekt të rëndë dhe janë demtuar tre panele të rrjetit të shpërndarjes së energjisë në stacionin e pompimit në Dobraç. Për shkak të luhatjeve të mëdha të tensionit gjatë natës janë djegur panelet, duke shkaktuar një dëm të konsiderueshëm në stacionin e pompimit, duke ndërprerë furnizimin me ujë për më shumë se 120 mije banorë në qytetin e Shkodrës. Që në orën 3 të mengjesit, ekipet teknike po punojnë për riparimin e difektit.

Çdo javë problemet me furnizimin e energjisë dhe mungesa e energjisë elektrike bëhen shkak për ndërprerje të furnizimit me ujë. Furnizimi me energji elektrike është primar, duhet siguruar i rregullt dhe i qendrueshëm për funksionimin e pompave dhe sistemin e shpërndarjes së ujit në qytet.

Natën e kaluar kemi patut një difekt shumë të randë të shkaktuar nga luhatjet e mëdha të energjisë. Në orën 09.00 drejtori i Ujësjellës- Kanalizime Shkodër sh.a. do të ketë një intervistë për mediat pranë stacionit të pompimit në Dobrac.

Duke punur që në oret e para pas mesnates, synojme të arrijmë të riparojmë difektin dhe të furnizojmë qytetarët duke filluar nga oraret e drekës. /Njoftim i Bashkisë Shkodër në faqen zyrtare në Facebook/

ShkodraWeb Channel

Open

Close