Luftëtari i parafundit frenon Kukësin, gjirokastritëve iu mohua edhe një gol nga arbitri…

Është mbyllur në barazim pa gola sfida mes Luftëtarit dhe Kukësit, e vlefshme për javën e 18-të të Kategorisë Superiore. Një sfidë me raste të shumta shënimi dhe me duele të shumta, por pa fitues.


Nuk munguan as polemikat, teksa gjirokastritët gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 35-të, me anë të sulmuesit Oshafi, por goli u anulua për faull në sulm. Ky vendim nuk u prit mirë nga vendasit, të cilët protestuan ashpër. Nga pamjet duket qartë që kemi të bëjmë me një gol të rregullt dhe gjyqtari ka gabuar.

Vlen për t’u theksuar paraqitje dinjitoze e skuadrës së Luftëtarit, e cila zhvilloi një lojë tepër pozitive, duke krijuar mundësi të shumta shënimi. Me barazimin e sotëm, Kukësi u ngjit në kuotën e 32 pikëve, ndërkohë që Luftëtari mban vendin e 9-të me 12 pikë.

Për t’u bërë pjesë e grupit ShkodraWeb Media mjafton të klikoni: Join Group" dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi ShkodraWeb Media ju mirëpret!