“Lufte” ne kryeqytet, nga dy makina ne ecje qellohet drejt njera- tjetres me arme

Të tjera detaje janë bërë të ditura nga të shtëna me armë zjarri që u shënuan mbrëmë në rrugën “Bardhyl”, rreth orës 22:25, në kryeqytet. Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thonë për “Panorama”, se të shtënat kanë ndodhur mes dy automjeteve ku është qëlluar nga makina në makinë. Ndërsa policia thotë që të shtënat janë shënuar në ajër.
Njoftimi i policisë
Tiranë.
Informacion paraprak.
Më datë 26.09.2017, rreth orës 22:25, në Numrin e Emergjencave 112 ka ardhur një telefonatë për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Bardhyl”. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, ku nga verifikimi paraprak ka rezultuar se :
Në rrugën “Bardhyl”, ka patur të shtëna me armë zjarri në ajër. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 5 gëzhoja dhe deri tani nuk ka persona të lënduar. Janë shoqëruar 7 persona në ambientet e policisë për verifikim dhe sqarime të mëtejshme. Po vazhdon kontrolli i territorit dhe po punohet nga ana e grupit hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.