Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka prezantuar 4 sanksionet që do të ndërmarrë ndaj Rusisë për sulmin ushtarak të kryer në Ukrainë.
Biden deklaroi se SHBA dhe vendet e G7 do të kufizojnë aftësinë e Rusisë për të bërë biznes në dollarë, euro, paund dhe jen si dhe mundësinë për të qenë pjesë e ekonomisë globale.
“Do ndalojmë aftësinë e tyre për të konkurruar në ekonominë e shekullit të 21-të për teknologjinë e lartë. Do ndalojmë aftësinë për të financuar dhe rritur ushtrinë ruse.
SHBA sanksionoi bankat ruse, që së bashku mbajnë rreth 1 trilion dollarë” – tha Biden.