
Një nga yjet e televizionit Norvegjez, gazetarja Kari Jaquesson, ka sfiduar hapur deklaratat e Ministrisë së Jashtme të vendit të saj, duke zgjedhur të bëjë një vizitë në vendin e Lindjes së Mesme që ndodhet në luftë.
Me ketë zgjedhje, ajo thotë se synon të krijojë ekuilibrin në rrjedhën e informacionit që ajo e cilëson si “të njëanshme”.
Ajo ka nisur të mbledhë para për një udhëtim në Sirinë në konflikt.
Jaquesson gjithashtu thotë se informacioni i përcjellë në mediat norvegjeze mbi luftën në Siri është i njëanshëm dhe akuzoi kryeministren e vendit Erna Solberg se po gënjen, njoftoi e përditshmja norvegjeze Nettavisen.
Sipas Jaquesson, me anë të udhëtimit të saj në Siri ajo synon që të përpiqet të ekuilibrojë raportimin e lajmit, që ajo e quan “të njëanshëm” rreth konfliktit sirian në median norvegjeze dhe perëndimore.
“Ajo që unë dua të bëj është të dalloj pasqyrimin e mediave që është i njëanshëm dhe tendencioz”, tha Jaquesson për Nettavisen.
Jaquesson gjithashtu akuzoi mediat norvegjeze se mbështete kryesisht në pretendime të paverifikuara nga burime anonime dhe të dyshimta./panorama/







