Skip to content
19 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Lufta CIA- KGB në Shqipëri, përballja e Mehmet Shehut me Hamit Matjanin dhe fundi i keq i…

ShkodraWeb 17 April, 2018
mehmetShehuOficer

Plot 65 vite të shkuara si sot u dha vendimi për Gjyqin e famshëm që Qeveria Komuniste bëri kundër grupit të dërguar nga amerikanët nën pseudonimin “Apple” apo i njohur si Grupi i Hamit Matjanit.

Në fakt me deklasifikimin e arkivave amerikane mund të themi se Matjani ishte një pjesëtar jo shumë i rëndësishëm në këtë operacion dhe drejtuesit e vërtetë ishin oficerët e Zogut, Zenel Shehu dhe me vonë Halil Branica, të dërguar nga ai personalisht për drejtimin e një rebelimi antikomunist.Ky grup i rekrutuar nga radhët e njerëzve më të besuar të Zogut, i cili qëndronte në Egjipt dhe kishte filluar një bashkëpunim me operacionet klandestine të amerikanëve për një “kundër revolucion të mundshëm në Shqipëri” u trajnua dhe u përgatit në fshehtësi të madhe nga amerikanët në stacionin e tyre në Kifisia, Athinë.
Për vite me radhë një operacion shumë sekret, por mjaft i përfolur në qarqet profesioniste të inteligjencës vuri përballë njeri-tjetrit dy fuqitë më të rëndësishme të spiunazhit botëror.

Amerikanët e CIA-s dhe KGB sovjetike, e cila ishte këshilltari i fshehtë i Sigurimit.

Por duket se ishte  Kundërzbulimi shqiptar, i cili me një profesionalizëm të dukshëm udhëhoqi një operacion kundër CIA-s amerikane duke shkaktuar kthesën e rëndësishme në vazhdimësinë e këtyre operacioneve. Ashtu si në një loje shahu ku kundërshtarët planifikojnë lëvizjet e ardhshme, ky Operacion mbajti të mbërthyer në këtë lojë nervash të gjithë oficerët e angazhuar në të për gati 16 muaj nga dita kur grupi i Zenel Shehut u tradhtua nga njerëzit e tij dhe u kap nga grupi special i Sigurimit.

Tashmë me deklasifikimin e arkivave amerikane dëshmi shumë interesante dalin mbi këtë operacion jashtëzakonisht të rëndësishëm, i cili për nga mënyra e ekzekutimit dhe profesionalizmi i treguar nga oficerët shqiptarë të kundërzbulimit kanë marrë vlerësimin në heshtje nga kundërshtarët e tyre, amerikanët.

Operacioni ‘Apple Team” ishte kthesa e rëndësishme e përfshirjes amerikane në operacionet klandestine shqiptare, pasi grupi i përbërë nga agjentë të kalibrit të lartë, të pa përfshirë në bashkëpunim me italianët apo gjermanët gjatë Luftës dhe me mbështetje amerikane konsiderohej si mundësia më e madhe për krijimin e trazirave në Veriun shqiptar me shpresën e një rebelimi dhe rrëzimin e qeverisë Hoxha. Nëse ky operacion do të ishte i suksesshëm do të kishim modelin e parë të rrëzimit të një qeverie komuniste nëpërmjet operacioneve klandestine.

Për këtë arsye duket se edhe sovjetikët mobilizuan personel të rëndësishëm për të këshilluar shqiptaret në infiltrimin e këtij operacioni.

Nga arkivat del se Gjenerali sovjetik, Dmitri Kurbatov ishte këshilltari i parë në këtë operacion dhe duket se kanë marrë pjesë aktive në Radiolojën e njohur si “Liqeni i Vajkalit”.

Ndërkohë Grupi Apple i drejtuar nga nën Koloneli George Mason, më vonë shefi i stacionit te CIA-s në Holandë dhe në Uashington, nga Koloneli Yasetvich për 16 muaj me radhë furnizoi nga ajri grupin e kontrolluar nga Sigurimi shqiptar i cili eliminoi çdo rrjet rezistence në Veri si dhe mundi të kapte gjallë Hamit Matjanin, një personazh tejet i famshëm për rezistencën e tij anti-komuniste.

65-vjet më vonë historia duhet ta kujtojë këtë përpjekje të rëndësishme të kampeve opozitare ideologjike por me pasoja për historinë e Shqipërisë. Grupi Apple duhej kujtuar si një grup njerëzish idealistë, besnikë të traditës së ndjekjes së prijësit por fatkeqë, të cilët të larguar prej kohësh nga Shqipëria nuk e kuptonin ndryshimin e madh që i kishte ndodhur shoqërisë shqiptare.

Të futur në lojë nga Zogu me besimin e verbër tek prijësi, ata u angazhuan në këtë Operacion të rrezikshëm, por sipas dokumenteve, me t’u kapur nga Sigurimi bashkëpunuan me të ndoshta të zhgënjyer nga fati i keq. Tahir Preçi, radisti i grupit një antikomunist i vendosur, i cili me besnikëri i qëndroi detyrës duke u përpjekur të njoftojë amerikanët për radiolojën dhe si përfundim humbi jetën.

Amerikanët që drejtuan operacionin, që me pa mundësinë profesionale që treguan morën në qafë të tjerë njerëz të cilët u hodhën me parashutë apo u infiltruan me kërkesën e Sigurimit.

George Mason i cili pagëzoi edhe grupin me emrin e koduar “Apple”, i cili u nda nga jeta vetëm disa vite më parë, në shënimet e tij pranon dështimin e madh të operacionit që drejtonte. Aq të zemëruar ishin amerikanët me këtë dështim saqë në dokumentet e deklasifikuara shikohen qartë edhe tentativat për të eliminuar fizikisht çdo kënd që mund të kishte dekonspiruar këtë operacion.

Zenel Shehu, i cili bashkëpunoi me Sigurimin, u pushkatua pa asnjë mëdyshje së bashku me shokët e tij duke dërguar një mesazh të qartë të egërsisë së regjimit për këdo që i kërcënonte pushtetin. Zogu vdiq në mërgim i survejuar nga Sigurimi i Shtetit.
Majtas Peter Mangelli, shqiptaro amerikani Komandant i Kompanisë 4000 një kompani e krijuar nga CIA për Operacione Klandestine në Shqipëri.
Ndërkohë nga Grupi Special dy drejtuesit kryesorë të Radiolojës, Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu, vite mëvonë u pushkatuan edhe si agjentë amerikanë. Anëtarët e tjerë te grupit special të Sigurimit dikush vdiq në vetmi i zhgënjyer thellësisht nga regjimi për të cilin kishin kontribuar aq shume. Një nga Oficerët e rinj të këtij grupi, Pilo Shanto, i cili botoi edhe një libërth shumë interesant për Operacionin e kaloi pensionin në qetësi të plotë në rrethinat e Uashingtonit, jo shumë larg selisë së CIA-s, betejat me të cilën ai i kishte kushtuar pjesën më të madhe të jetës.

Deri me sot nuk ka asnjë dëshmi mbi fatin e Gjeneralit sovjetik Dmitri Kurbatov. Ndoshta arkivat ruse mund të sjellin më shumë dritë mbi rolin sovjetik në këtë ngjarje.

Operacioni Apple Team apo Liqeni i Vajkalit  është një dëshmi historike shumë interesante e betejës politike të pasluftës  që duhet njohur dhe studiuar më shumë për të kuptuar më qartë dinamikën e asaj kohe. Jo në llogore ideologjike, por si një dëshmi e rëndësishme historike e pjesëmarrjes së Shqipërisë në majat më të larta të operacioneve klandestine dhe rëndësisë që Shqipëria kishte në atë kohë për politiken globale.

Më poshtë disa nga pseudonimet e Grupit Apple

1) Airtight, 2) BNPutlog,

3) BE: Domino, 4) Airëise, ORECertain, 6) Airometer.

The guide Airmail.

Zenel Shehu, Halil Branica, Tahir Prenci, Gani Malushi, Hamit Matjani.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: E RËNDË/ Gjendet një trup i pajetë brenda një banese një 37- vjeçar, dyshimet e para të policisë
Artikull pasardhës: Vendimi i KE-së, vjen reagimi i parë nga PD: Komisioni rekomandon për herë të tretë hapjen e negociatave…

TË FUNDIT

tish daija diploma

PËRVJETOR – 100 vjet më parë lindte Tish Daija, një nga emrat më të mëdhenj të muzikës shqiptare…

ShkodraWeb 30 January, 2026 0
shkodra vjeter me ngjyra 2025

NGA MITRO ÇELA – Historia e dashurisë së vajzës së ambasarorit rus në Shkodër me të riun shkodran…

ShkodraWeb 25 October, 2025 0
hapja e kishes se zojes

DOSSIER – Rihapja e Kishës së Zojës në Shkodër, flet protagonisti i atyre ditëve të 1991- it, Luigj Thika…

ShkodraWeb 20 August, 2025 0

TË FUNDIT

  • VIDEO – Hapet për qarkullim aksi Theth- Bogë, u bllokua për disa ditë nga rreziku i ortekëve… 19 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve… 18 February, 2026
  • VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet… 18 February, 2026
  • E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës 18 February, 2026
  • VIDEO – Shoqërohen 6 protestues, banorët e Baks- Rrjoll tubohen para Drejtorisë së Policisë Shkodër 18 February, 2026
  • Rihapet çeshtja e Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj 18 February, 2026
  • VIDEO – Nisja e muajit të Ramazanit, myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari përcjell mesazhin e tij 18 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

full hd.02_27_10_15.Still027

VIDEO – Hapet për qarkullim aksi Theth- Bogë, u bllokua për disa ditë nga rreziku i ortekëve…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.