Skip to content
16 July, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Sport
  • Video News

“Luajmë për 3 pikë”, prag Serbia, Silvinjo dhe Gjimshiti: Të përqëndrohemi të gjithë në lojë për të fituar

ShkodraWeb 6 June, 2025
silvinji gjimshiti para serbise 2025

Trajneri Silvinjo dhe kapiteni i ekipit tonë kombëtar, Berat Gjimshiti dolën sot në konferencën zyrtare për media përpara ndeshjes kundër Serbisë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026.

Në konferencën e zhvilluar në stadiumin “Air Albania” pasditen e sotme, trajneri Silvinjo dhe kapiteni kuqezi vlerësuan me nota të larta këtë ndeshje, ndërsa treguan se skuadra do të futet në fushë vetëm për rezultat pozitiv.

Kapiteni Gjimshiti tregoi se skuadra është përgatitur mirë për ndeshjen nesër dhe tregoi se skuadra është e fokusuar 100% për ta fituar këtë takim.

Gjendja e skuadrës – Ekipi është përgatitur shumë mirë, kemi pasur më shumë kohë këtë herë. Kemi bërë stërvitje, jemi gati për nesër. Nesër do jetë tifozeria më e bukur në botë për mua. Shqiptarët kanë qenë gjithmonë mbështetje shtesë për ne në fushë në çdo ndeshje, si zyrtare ashtu edhe miqësore.

Mesazhi i gjyshërve – Kisha 3-4 ditë pushime, kam folur me trajnerin Silvinjo. Takova gjyshërit në vendlindje, kam pasur pak kohë në të kaluarën. Ne jemi të fokusuar te ndeshja nesër 100%. Kërkojmë fitoren dhe kështu do jetë dhe nesër. Synimi ynë është ta fitojmë ndeshjen.

 Sa e vështirë është për të ndarë emocionet nga futboilli në këtë ndeshje – Nuk do jetë shumë e vështirë, por ka disa gjëra emocionale që mund të ndjekin disa lojtarë. Nesër duhet të përqëndrohemi te futbolli, te kundërshtari. Sidomos te paraqitja jonë si kombëtare. Duhet të fokusohemi, kjo është më e rëndësishmja nesër. Të mendojmë vetëm ndeshjen dhe tre pikët.

Një mesazh si do të jetë kombëtarja nesër – Mesazhi që mund të japim është ai në fushë me paraqitjen tonë. Të japim gjithçka në fushë, të lëmë gjithçka në fushë dhe besoj edhe tifozët do të na duartrokasin. Jemi përgatitur mirë për këtë ndeshje, kemi pasur kohë këtë herë për të studiuar kundërshtarin si edhe si ta zhvillojmë lojën tonë. Besoj që jemi të përgatitur.

Keni biseduar me disa lojtarë kundërshtarë që luajnë në Serinë A para kësaj sfide? – Nuk kam folur, përveç Samarxhiç, të cilin e kam në ekip. Kemi folur sigurisht, por biseda normale. Janë 3 super lojtarë, jo vetëm ata, por i gjithë ekipi i Serbisë. Ka shumë lojtarë të fortë individualë, të përqëndrohemi te i gjithë ekipi dhe jo te lojtarët individualë. Ky është çelësi nesër.

Trajneri Silvinjo nga ana tjetër vlerësoi kampin kundërshtar, ndërsa theksoi se skuadra do të futet në fushë për tre pikët.

Kundërshtari dhe cilët lojtarë vlerëson nga Serbia. A vendoset nesër vendi i dytë?  – Janë një ekip i fortë, tashmë këtë e dimë. Kanë lojtarë të fortë, si Mitroviç, Vlahoviç dhe Joviç por edhe ne kemi lojtarë shumë të mirë si Broja, Uzuni, Manaj, Nedim Bajrami për të cilët jam shumë krenar. Janë ekip fizikisht shumë të mirë dhe që bëjnë një tranzicion të shpejtë. Nesër shpresoj të bëjmë një ndeshje të bukur, të gjithë trajnerët e përgatisin ndeshjen për ta fituar. Uroj që të dhurojmë një ndeshje të bukur, 90 minuta janë shumë të gjata. Mund të ndodhë çdo gjë.

Rrugëtimi drejt Botërorit? – Është shumë i shpejtë, duhet të presim si do të shkojë. Ne do të futemi në ndeshje për të marrë tre pikët.

Si është gjendja e skuadrës? A do të kemi nesër në fushë dy sulmues? – Shumë trajnerë ankohen për situatën e lojtarëve pas sezonit sepse është një kalendar pak i vështirë këtë periudhë. Ndodh që edhe shumë lojtarë të kenë 10-15 ditë pushime përpara se t’i bashkohen kombëtares. Por kemi bërë 5-6 ditë seanca stërvitore me lojtarët. Nesër në 19:45 do t’u bëj me dije formacionin. Gjatë ndeshjes me Andorrën kemi bërë disa ndryshime, ka rezultuar mirë. Serbia është një skuadër ndryshe, tekniksht, fizikisht, kanë tranzicion të shpejtë po ashtu. Sot do të bëjmë një stërvitje të fundit. E kam pak a shumë në mendjen 11-shen që do të startojë nesër.

A e ka të qartë Serbia se çfarë e pret nesër në fushë? – Nuk kemi asgjë për të fshehur. Ata kanë parë 5-6 ndeshjet e fundit tonat, po ashtu edhe ne kemi analizuar ndeshjet e tyre. Nuk besoj se kanë arritur të kapin ndonjë element, sepse shumica e gjërave bëhen në stërvitje, por nga aspekti strategjik më së tepërmi. Ata na njohin, ne i njohim. E riktheksoj që të dyja kampet kanë lojtarë shumë të njohur në nivel botëror.

Keni vënë re diçka ndryshe nga parapërgatitja e këtij takimi, për sa i përket dozave emocionale? -Sigurisht që është një ndeshje ndryshe, dje, sot, nesër. Gjithmonë do jetë ndryshe, por siç e kanë thënë të gjithë që janë këtu, nga pjesa jonë dhe e tyrja, është një ndeshje e bukur sportive, 90 minuta, me lojtarë të fortë, të mirë, dy trajnerë të mirë. Nesër kemi mundësinë të shijojmë 22 mijë tifozët që do të kemi këtu, siç e kanë bërë përherë me ne. Ata janë shumë të rëndësishëm për ne, nesër do jenë një lojtar më shumë për ne. Shpresoj ta shijojnë ndeshjen, sepse ka pasur rreth 800 mijë kërkesa për bileta, 22 mijë do jenë në stadium. Doja të sillja babain tim nga Brazili, por ishte një rrugë shumë e gjatë. Do të shijojmë një ndeshje të vështirë, për të cilën lojtarët janë të përgatitur.

Keni eksperiencë në ndeshje të forta si lojtar dhe trajner. Lojtarët do të dëgjojnë vazhdimisht zhurma të jashtme, në rrjete sociale, shoqëria etj. A keni teknika për t’i bllokuar këto zhurma -E vërtetë, kam luajtur shumë ndshje të mëdha, përgatitjs për to është argëtuese dhe e veçantë. Në rastin tim, 15 vite më parë, nuk kishim rrjete sociale, ishte më e lehtë. Ndonjëherë flas me lojtarët dhe u them të fokusohen në stërvitje, 1-2 orë në ditë, por nuk e shmang dot. Gjenerata e re është mësuar kështu, por në këtë moment mesazhi është që të dalin në fushë, të luajnë 90 minuta, të shijojnë këtë ndeshje të vështirë, duke respektuar kundërshtarin, por duke pasur një ,mundësi në duar, për të lënë zemrën dhe shpirtin në fushë.

Për shqiptarët është një ndeshje emocionale dhe me rëndësi. Si e keni përgatitur ekipin, sidomos lojtarët nga Kosova? – Të dyja palët janë të përgatitura. Është një ndeshje ndryshe, do jetë e tillë gjithmonë. Por kur flasim për futboll, futemi në fushë për të luajtur futbooll, fort, mirë, intensitet loje i lartë, lojtarë të mirë nga të dyja palët, trajner i shkëlqyer nga pala tjetër, një trajner shumë i mirë nga pala jonë. Ata janë të përgatitur, janë mësuar me këto ndeshje, jam i sigurtë për këtë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: VIDEO – Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për ndeshjen e rëndësishme me Serbinë, i gjithë grupi i plotë…
Artikull pas: HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 7 qershor 2025…

TË FUNDIT

shtypi ditor
  • Aktualitet

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 16 korrik 2025…

ShkodraWeb 16 July, 2025
moti sot
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 16 korrik 2025…

ShkodraWeb 16 July, 2025
horoskopi ditor
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 16 korrik 2025…

ShkodraWeb 16 July, 2025

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 16 korrik 2025… 16 July, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 16 korrik 2025… 16 July, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 16 korrik 2025… 16 July, 2025
  • FOTO – Ministri i Mbrojtjes Vengu dhe kryebashkiaku Beci, vizitë në familjen e dëshmorit Arben Anamali 15 July, 2025
  • NGA AVOKAT SOKOL DEDNDREAJ – Për Frrok Çupin dhe të ngjashmit me të…! 15 July, 2025
  • Vllaznia nënshkruan me sulmuesin e krahut, 23- vjeçari i formuar si futbollist në Belgjikë… 15 July, 2025
  • VIDEO – Shërbimet që ofrohen nga e-Albania, tashmë me asistencë falas pranë Bashkisë Shkodër… 15 July, 2025
  • VIDEO – Vllaznia niset drejt Letonisë me synim kualifikimin, drejtori sportiv Vioresin Sinani optimist… 15 July, 2025
  • VIDEO – Lirimi i hapësirave publik nis edhe në Shkodër, Policia Bashkiake shpërndan njoftimet për bizneset 15 July, 2025
  • VIDEO – “Mirdita solidarizohet me Dukagjinin”, një grup aktivistësh nisen drejt Thethit për mbështetje… 15 July, 2025
  • VIDEO – Vila e fundit e mbetur në Theth nga aksioni i IKMT- së, shembet me shpërthim të kontrolluar 15 July, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Japin dorëheqjen tre zëvendëskryetarët, administratorët dhe drejtorët në bashkinë Vau Dejës… 15 July, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi ditor
  • Aktualitet

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 16 korrik 2025…

ShkodraWeb 16 July, 2025
moti sot
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 16 korrik 2025…

ShkodraWeb 16 July, 2025
horoskopi ditor
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 16 korrik 2025…

ShkodraWeb 16 July, 2025
vengu shtepi arben anamali 2025
  • Aktualitet

FOTO – Ministri i Mbrojtjes Vengu dhe kryebashkiaku Beci, vizitë në familjen e dëshmorit Arben Anamali

ShkodraWeb 15 July, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.