
Shkruan ne Facebook krzetari i GP te LSI-së Petrit Vasili: Kanabizohet reforma ne drejtesi. Thirrjet per konsensus te nates se fundit jane shume te vonuara dhe sherbejne vetem si alibi e kapjes se drejtesise. Zbatimi i reformes ne drejtesi ka hyre ne rrugen shume te rrezikshme te antikushtetutshmerise dhe antiligjit, qe demonton shtetin e se drejtes dhe instalon nje pushtet te kriminalizuar te antiligjit.
Reforma ne drejtesi eshte e qarte,e zeza mbi te bardhe,ne kushtetuten e miratuar me 140 vota ne Kuvendin e Shqiperise dhe duhet zbatuar pa levizur asnje presje. Cdo devijim nga kushtetuta rrenon reformen ne drejtesi e kthen ate ne nje antireforme dhe provon qarte kapjen nga kryeministri dhe qeveria.
Te huajt cilido qofshin nuk mund te sillen si pushtues dhe te bekojne kapjen e drejtesise nga kanabisi i kryeministrit. Ka vetem nje kushtetute, dhe as kuvendi dhe asnje mision i huaj nuk kane as me te voglen mundesi ta tjetersojne dhe interpretojne pasi kushtetuta nuk jua jep kete te drejte. Shqiperia eshte republike kushtetuese dhe jo republike e kanabisit. Po,kryeministri, qeveria dhe kushdo tjeter…..qe kerkon te shkelet kushtetuta eshte si ata.