LSI sulmon ambasadoren Vlahutin: Ta informoje dikush per te vertetat e droges ne Shqiperi…

Shkruan ne Facebook ish- kryetari i LSI-se Petrit Vasili: “Ambasadorja Vllahutin na mahniti kur foli për drogën në Shqipëri dhe tha: “Megjithatë më duhet të them se ajo që kemi dëgjuar prej tyre është vërtetë e mahnitshme përsa i përket suksesit”.
Dikush duhet ta informojë ambasadoren Vllahutin për tonelatat e drogës, që kapen përditë. Këtë informacion mund t’ia japin dhe duke pare mediat vizive, të shkruara dhe elektronike nga Gjermania, Franca, Anglia, Italia apo raportet e CIA-s, Europolit etj etj.
Të gjithë në Shqipëri janë të “mahnitur” nga dështimi i qeverisë dhe nga përmbytja me drogë dhe me krim, ndaj informojeni ambasadoren edhe për këtë meqënëse drejton delegacionin europian në Tiranë dhe jo në Afganistan. Dikush duhet ta informojë edhe që është shtuar lufta kundër drogës si kusht tjetër për integrimin europian.”. /ShkodraWeb/