LSI akuzon biznesmenin e PS: Vjedh ujin e pijshem

Anëtarë të LSI në Këshillin Bashkiak të Tiranës kanë denoncuar në dëgjesën e sotme emra sipas tyre oligarkësh që vjedhin ujin e pijshëm me anë të lidhjeve të paligjshme. Pak pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Bashkiak, ku i pranishëm ishte edhe kryebashkiaku Erjon Veliaj, Endrit Braimllari tha se LSI disponon emra konkret të biznesmenëve që vjedhin ujin e pijshëm. Kështu, këshilltarët e LSI përmendën para mediave emrin e deputetin e PS-së, Xhemal Qefalia, njëherësh edhe biznesmen.
“Në bëmë sugjerimet tonë. Në fund të një diskutimi të gjatë arritëm një konkluzion ku këshilltarët e LSI propozuan dy pika të rëndësishme; 1-diferenci i çmime ve për bizneset e ndryshme, që kanë të bëjnë me produktet e shportës. Ne kërkojmë nga bashkia e Tiranës që për këto biznese çmimi i ujit mos të ritet, që mos të rëndojë tek qytetarët. 2; Kemi kërkuar përfshirjen në skemën e rimburismit të familjeve që marrin ndihmë nga skema e ndihmës ekonomike. Ne jemi në përkrahje të qytetarëve të Tiranës. Jemi këtu për të ndjekur hap pas hapi për sa i përket oligarikës, pasi nuk do lejojmë jo vetëm si anëtarë të Këshillit Bashkiak që të rëndohet barra ekonomike e qytetarëve të Tiranës. Kemi kërkuar që të ndërpriten lidhje të paligjshme të olikarisë. Ka lidhje të paligjshëm si rasti i Xhemal Qefalisë, që ka lidhje të paligjshme në bizneset e veta. Ne do bëjmë opozitë parimore, institucionale dhe jemi me këmbë në tokë. Kemi kërkuar diferencim të familjeve në nevojë”, tha Braimllari.
/balkanweb.com/