Episodi i fundit i sagës mbi spiunazhin ndërkombëtar, që u shndërrua në një krizë të madhe diplomatike, çoi në dëbimin e 23 diplomatëve rusë nga toka britanike.
Sigurisht, nuk është atmosferë e mirë mes Moskës dhe Londrës. Lufta ruso-britanike e fjalëve arriti kulmin kur Putini u rizgjodh president.
Ky ndoshta ishte lajmi më pak tronditës i vitit, sepse askush nuk priste ndonjë rezultat tjetër. Në Rusi, nuk ka kundërshtim të vërtetë ndaj Putinit.
Prandaj, ishte pak e çuditshme që liderët perëndimorë të mendonin se ishte e nevojshme ta përgëzonim atë për fitoren e tij.
Një nga këta udhëheqës ishte Donald Trump, edhe pse reagimi i tij nuk habit askënd. Presidenti i Shteteve të Bashkuara e përgëzoi Putinin, pavarësisht se – siç u raportua nga Uashington Post – këshilltari i tij i sigurisë kombëtare e këshilloi atë të mos e bënte.
Në Evropë, megjithatë, është shtuar polemika për faktin se Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka vendosur të bëjë të njëjtën gjë.
Si mund të pajtohet kjo, me dëshirën e Britanisë së Madhe për të hapur në anën e vet shtetet anëtare?
Bulizmi i Putinit dhe kërkimi i një strategjie të përbashkët për ta trajtuar atë ishin temat kryesore të samitit evropian që u mbyll sot./balkanweb/