Skip to content
20 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Llalla hyn në histori, i pari që SHBA i publikon shpalljen “non grata” në 10 vjet ekzistencë të ligjit

ShkodraWeb 16 February, 2018
luLlalla2018

Për herë të parë në 10 vjet kur ligji ka hyrë në fuqi, Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë publik ndalimin për hyrjen në SHBA, siç ishte rasti i ish-kryeprokurorit të Shqipërisë Adriatik Llalla, dhe familjes së tij. Vendimi, i bërë publik të mërkurën, thekson se Sekretari i Shtetit Rex Tillerson, e miratoi masën e ndalimit për shkak të përfshirjes së ish zyrtarit shqiptar në raste të mëdha korrupsioni.

Departamenti Amerikan i shtetit i është përgjigjur një pyetje të Report TV në lidhje me shpalljen ‘Non Grata’ të ish-prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla dhe familjes së tij. Nga përgjigja e marrë tregohet se ky është rasti i parë kur një sekretar shteti merr një vendim kaq ekstrem dhe e shpall publikisht.

Një zëdhënëse e Departamentit Amerikan të Shtetit në përgjigjen dërguar Report TV përmes postës elektronike thotë: “Seksioni 7031 përfshin kërkesën që duhet të ndërmarrë Departamenti i Shtetit për të publikuar ose në mënyrë private për ndalimin e personit. Ky lloj autoriteti është efektiv që prej vitit 2008 dhe ky është rasti i parë i një ndalimi publik bazuar në ligjin 7031 .”

Nga kjo përgjigje duket qartë se për herë të parë 10 vjet pasi, ky ligj amerikan ka marrë fuqi, aplikohet për një ish zyrtarë të lartë të drejtësisë shqiptare. Ky vendim tregon rëndësinë që Departamenti Amerikan i shtetit i jep reformës në drejtësi dhe në rastin konkret rolit të ish prokurorit Adriatik Llalla.

I dërguari Departamentit Amerikan të Shtetit në Shqipëri Donald Lu kohë më parë ishte shprehur publikisht se kryeprokurori ishte bërë pengesë për reformën në drejtësi.
Pas largimit nga drejtimi akuzës shqiptare dhe dorëheqjes nga sistemi drejtësisë , amerikanët shkuan deri në këtë vendim ekstrem sa ti ndalojë futjen në SHBA atij dhe familjes së tij.  Në vendimin e bërë publik nga sekretari i shtetit Rex Tillerson, nënvizohet se ky vendim merret për shkak të përfshirjes së Z. Llalla në mënyrë ‘domethënëse’ në korrupsion ose shkeljeve të mëdha të të drejtave të njeriut.

Ligji amerikan parashikon që në rastet kur ka informacione të besueshme se zyrtarë të huaj përfshihen në raste madhore korrupsioni, ose në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, këtyre individëve dhe familjes së tyre të afërt, u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara. Adriatik Llalla shërbeu si prokuror i përgjithshëm nga viti 2012 deri në dhjetor 2017, kur ai u zëvendësua nga Arta Marku.

Post navigation

Previous: VIDEO/ Arrestohen 2 shqiptarë, kapen duke shkembyer drogën në një parking në Romë
Next: “Të izolojmë Ramën, po merr të gjitha pushtetet!”

TË FUNDIT

preng gjini policia shkoder 2026

Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona

ShkodraWeb 19 July, 2026
myzafer lesha 2026

IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes…

ShkodraWeb 19 July, 2026
aksident rruga kombit 2026

FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës

ShkodraWeb 19 July, 2026

TË FUNDIT

  • Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona 19 July, 2026
  • IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes… 19 July, 2026
  • FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës 19 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • UKSH lidh rrjetin e ri me stacionin e Dobraçit, do të ketë ndërprerje uji në Shkodër me 21 dhe 23 korrik 18 July, 2026
  • FOTO – Artistja shkodrane Sidita Islami vlerësohet në ekspozitën ndërkombëtare në Torino të Italisë 18 July, 2026
  • EMRI – I shpallur në kërkim nga Interpol Madrid, arrestohet në Malësi të Madhe 39- vjeçari… 18 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
  • OPINION – A është ndjesa ndaj Lorenc Lukës simbolika e ndjesës së Berishës për Shkodrën…?! 17 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

preng gjini policia shkoder 2026

Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona

ShkodraWeb 19 July, 2026
myzafer lesha 2026

IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes…

ShkodraWeb 19 July, 2026
aksident rruga kombit 2026

FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës

ShkodraWeb 19 July, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 korrik 2026…

ShkodraWeb 19 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.