Pas protestës që u zhvillua sot para Kuvendit, protestë e cila u shoqërua me tensione, banorët e Unazës së re janë mbledhur sërish për të protestuar, por këtë herë tek Astiri. Në mbështetje të kësaj protestë, ka shkuar edhe lideri i PD-së Lulzim Basha, i cili i ka mbështetur që nga dita e parë duke thënë se projekti i Unazës së re është korruptive dhe më qëllime klienteliste.
Banorët e Unazës së re kanë nisur bllokimin e rrugës me kërkesën e tyre të qartë, atë të dëmshpërblimit 100% për prishjen e banesave të tyre.
“Kryetari Basha ndodhet tek Unaza e Re me banoret, qe kane paralajmeruar proteste ne oren 17.00, pavaresisht forcave te shtuara te FNSH dhe forcave te tjera”, thuhet në një njoftim nga zyra e shtypit e PD.
Basha pasi ka shkuar tek banorët e Unazës së re i është përgjigjur interesit të mediave, duke thënë se policia ka dhunuar sot qytetarët dhe për këtë gjë fajtor ësthë Edi Rama.
“Gra më brinjë të thyera, zonja me shtyllën kurrizore të shembur, ai do të paguajë dhe për gishtat e humbur të polices. Po përpiqet që të mbulojë sot vjedhjen 40 milion euro. Po keqpërdor policie që paguhet nga taksat e shqiptareve. Po përdor propagandën, për të vendosur popullin dhe qytetarët shqiptarë. Por policët dhe qytetarët janë në anën e ligjit dhe i vetmi që është kundër ligjit është Edi Rama.”
Rama ka folur për vijën e kuqe?
Nuk njeh vija të kuqe ai, njeh cvetëm vija të bardha ato që merr me hund. Ai do të paguajë shtrenjtë për cdo gjë që ka ndodhur sot.