
Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka dalë para mediave pas takimit që ka patur në selinë blu me disa nga aleatët e vet politikë. Në fjalën e tij Basha ka kërkuar arrestimin e Agron Xhafajt nga policia shqiptare, në bazë të ligjeve të Shqipërisë. Njëkohësisht, ai ka kërkuar hetim për të gjitha veprimet dhe mosveprimet e Fatmir Xhafës me synim shmangien nga duart e drejtësisë të vëllait të tij. Shefi i opozitës ka kërkuar largimin nga posti i ministrit për Fatmir Xhafën.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!