Në 150 shkolla të arsimit parauniversitar në vend do të ketë oficerë sigurie që do të mbikëqyrin nxënësit dhe personelin mësimor. Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin mbi shërbimin e sigurisë publike në këto institucione dhe kriteret që duhet të plotësojnë oficerët e sigurisë. Është zbardhur sot lista e plotë të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme në të cilin do të zbatohet ky vendim, ku në qarkun e Shkodër do të përfitojnë 12 shkolla. “Shërbimi i sigurisë publike në institucionet e sistemit arsimor parauniversitar, siguron përmirësimin e sigurisë faktike dhe të perceptuar në ambientet e shkollave dhe ambientet përreth, nëpërmjet krijimit të figurës së oficerit të sigurisë në institucionet e arsimit parauniversitar; garantimin e një mjedisi të sigurt për nxënësit brenda në shkollë si dhe në territorin përreth saj; si dhe parandalimin e dukurive negative që në gjenezë, duke evidentuar dhe ndërmarrë hapa korrektues, në bashkëpunim me personelin mësimor, psikologun/en e shkollës dhe prindërit”,-theksohet në vendim. Në këtë të fundit bëhet me dije se ky shërbim do të mundësojë forcimin e bashkëpunimit me oficerët e policimit në komunitet; si dhe përmirësimin e perceptimit të oficerit të sigurisë te nxënësit dhe të marrëdhënieve ndërmjet tyre e policisë.
Institucioni përgjegjës
Akademia e Sigurisë, si institucioni përgjegjës i vetëm për arsimin e lartë policor, që ka për qëllim formimin, specializimin dhe kualifikimin e punonjësve të strukturave të Policisë së Shtetit, si dhe ofrimin e specializimeve e të kualifikimeve për institucione të tjera të zbatimit të ligjit, për personat fizikë dhe juridikë në fushën e rendit e të sigurisë publike, të përgatisë dhe trajnojë oficerët e sigurisë për institucionet e arsimit parauniversitar.
Shkollat që do të përfitojnë në Qarkun e Shkodrës (Djathtas numri i nxënësve)
1. “Jordan Misja” Shkodër 670
2. “28 Nëntori” Shkodër 584
3. “Oso Kuka” Shkodër 543
4. “Shejnaze Juka” Shkodër 451
5. “Sherif Hoxha” Malësi e Madhe 368
6. “Kolë Idromeno” Shkodër 305
7. “Nënë Tereza” Shkodër 254
8. “Adem Haxhija” Shkodër 241
9. “Sabah Sinani” Pukë 209
10. “Fushë-Arrëz” Pukë 196
11.“Dodë Kaçaj” Malësi e Madhe 161
12. “Nikollë Zogoriani” Shkodër 157