
Partia Demokratike ka përfunduar procesin e numërimit të votave të pjesënarrësve të Kuvendit Kombëtar për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të kësaj force politike.
Siç dihet, anëtarët kanë patur në dorë tre lista: një për burrat, një për zonjat dhe një për të rinjtë. Për zonjat, u sanksionua kuota e pjesëmarrjes në Këshillin Kombëtar prej 40%.
Ndërkohë, në një publikm në Facebook, kryetari i PD- së Shkodër, Ardit Çylybyli ka bërë publik emrat e përfaqësuesve të zgjedhur të Shkodrës në Këshillin Kombëtar: Nga procesi i votimit për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, dega e PD Shkodër do të përfaqësohet nga:
Arvit Bushati
Eljona Shkreli
Emilja Koliqi
Fatjon Mani
Gjenarin Kapcari
Imelda Kraja
Ledina Mandija
Lorenc Luka
Pjerin Kodraçaj
Tedi Kopliku
Këta janë zëri i demokratëve shkodranë në forumet më të larta të Partisë Demokratike, përfaqësues të një force politike që vazhdon betejën për demokraci, liri dhe dinjitet. Urime të gjithëve për besimin e marrë! Shkodra demokratike mbetet një nga shtyllat më të forta të Partisë Demokratike dhe e vendosur për të qenë në ballë të ndryshimit.
KLIKO KËTË LINK PËR TË PARË LISTËN E PLOTË E ANËTARËVE TË KËSHILLIT KOMBËTAR TË PDSH- së




