Drejtoria e Policise Rrugore njofton se : Aksi Rrugor Fushë Milot – Kryqëzimi i Shënkollit – Kryqëzimi Shëngjinit – Lezhë –Shkodër, ka marrë ngarkesë të madhe në kthim rreth orës 17:00. Ngarkesa në lëvizjen e mjeteve mbasdite është në drejtim të daljes prej plazheve: Tale, Shëngjin dhe Velipojë.
Pushuesit me mjetet e tyre janë në kthim kryesisht për në zonat përreth si Laçi, Miloti, Mirëdita, Lezha, Kruja dhe Tirana. Aksi rrugor Harku Berdices- Muriqan ka fluks shumë të lartë trafiku si rezultat i mjeteve që futen nga Mali Zi.
Per kete situate keshillohet:
1.Respektoni distancën e sigurisë në udhetim.
2. Mbani korsinë e djathtë dhe evitoni parakalimet e gabuara dhe daljen në korsinë e kundërt pasi kjo mund t’ju kushtojë gjobë dhe pezullim të lejedrejtimit.
3. Kujdes me shpejtesinë; Duke tejkaluar shpejtesinë mund të “fitoni” maksimumi 20 minuta, por mund të jeni “pre” e radarëve të Policisë Rrugore dhe mund të mbeteni për një deri tre muaj pa lejedrejtimi dhe ky është një telash më shumë për ju.
4. Në çdo rast vendosni rripat e sigurimit dhe kaskot, lidhni fëmijët në sediljet e pasme, kështu kthimi nga pushimet do të jetë më i sigurtë.
5. Nëse keni konsumuar alkool është më mirë që mjetin ta drejtojë bashkëshortja ose dikush tjetër që nuk ka përdorur alkool.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!