Skip to content
20 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Lista me rrogat e “çmendura” në FSHF, para zgjedhjeve Armand Duka trefishon pagat për “besnikët” e tij…

ShkodraWeb 3 February, 2022
duka tritol banese durres 0

Në një kohë që Federata Shqiptare e Futbollit nuk ka kryer asnjë investim të rëndësishëm për futbollin në Shqipëri, drejtuesit e saj mendojnë të 3-fishojnë rrogat e tyre.

Sikur mos të mjaftonte skandali për zhdukjen e 2.1 milionë eurove të fondeve të FIFA- s, të tjera abuzime dalin në pah duke nxjerrë në pah mënyrën se si shpërdorohen paratë nga Federata Shqiptare e drejtuar nga Armand Duka.

Drejtuesit më të lartë të FSHF-së, që janë njëkohësisht edhe njerëzit më besnikë të Armand Dukës, kanë trefishuar këtë vit rrogat e tyre, duke kaluar jo vetëm pagat e Presidentit dhe të Kryeministrit, por që do ua kishte zili edhe Presidenti i UEFAs, Ceferin, apo ndonjë drejtues tjetër i lartë në UEFA dhe FIFA.

Ajo që bie në sy është se rritja e pagave ka ndodhur në një kohë që Armand Duka po i angazhon ata për rizgjedhjen e tij në krye të FSHF edhe për 4 vite të tjera.

Në majën e listës me rrogat e çmendura është Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku. Rroga e tij është 16 milionë lekë të reja në muaj, nga 5,2 milionë lekë që e ka pasur në janar 2021, sipas dokumentit që doli në media. Në këtë mënyrë, ai është edhe personazhi i sportit me rrogën më të lartë në këtë listë që, edhe si futbollist, ndoshta nuk do ta kishte marrë kurrë.

Drejtoresha e Burimeve Njerëzore në FSHF, Edlira Jaupaj, nga 3 milionë lekë në muaj, që ia kishte caktuar vetes deri në prill 2021, këto muaj e ka çuar në 9.3 milionë lekë.

Nuk mbetet pas as drejtori i zyrës ligjore, Aldi Topçiu, që këto ditë e kemi parë duke mbrojtur me çdo kusht shefin e tij Armand Duka. Arsyeja qenka e thjeshtë. Me sa duket, Duka ka vendosur që ta shpërblejë edhe atë për besnikërinë duke ia rritur rrogën në mbi 8 milionë lekë në muaj, nga 2.3 milionë lekë që e ka pasur në prill.

Në këtë betejë të vështirë dhe me organet e drejtësisë që kanë filluar punën për hetimin e abuzimeve në FSHF dhe skandalit të zhdukjes së 2.1 milionë eurove, Duka ka vendosur që t’i rrisë pagën edhe kontabilistes, që kujdeset që gjithçka me faturat dhe bilancet të jetë “ok” nga ana formale. Irma Zëre, nga 1.9 milionë që është paguar deri në prill, sipas listës së bërë publike në media, mësohet se tashmë merr 7.37 milionë lekë.

Edhe Erand Ibrahimi, specialist për strukturat organizative ka pësuar rritje rroge. Nga 1.9 milionë qe e ka pasur, tashmë ai e ka 7 milionë lekë, pra më shumë se 3-fishin e rrogës së mëparshme.

Edhe Marjus Sulejmani, me detyrë po specialist për strukturat organizative ka pësuar trefishim page nga Duka. Nga 1.26 milionë që e ka pasur, tashmë Armand Duka ia ka çuar besnikut të tij në 6.2 milionë lekë

Nuk mbetet pas as Andi Verçani, që ashtu sikurse Aldi Topçiu janë bërë dy “avokatët mediatikë” të Dukës, për rizgjedhjen e tij me çdo kusht edhe për një mandat të gashtë në krye të FSHF-së. Nga 1.3 milionë që e ka pasur në prill, Armand Duka ia ka rritur në 6.2 milionë lekë në muaj.

Rritje pagash kanë pësuar dhe emra të tjerë të cilët po merren me manipulimin e procesit të zgjedhjeve brenda FSHF-së duke punuar në favor të Armand Dukës. /PanoramA/

Post navigation

Previous: EMRI – U gjet i pajetë mëngjesin e sotëm në Belgjikë, ja kush është shqiptari i goditur pas koke…
Next: EMRI+VIDEO – Humbi jetën nga zjarri tragjikisht në banesën e tij në Shkodër, ja kush është 79- vjeçari…

TË FUNDIT

moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026

TË FUNDIT

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • Shifra të frikshme nga lojtari i Kombëtares U-19, madhe, sulmuesi shkodran fiton çmimin si më i miri në Itali! 19 May, 2026
  • SPAK kërkoi pushimin e çeshtjes për gjyqtaren Irena Gjoka, GJKKO ia rikthen për plotësim hetimesh për 6 muaj 19 May, 2026
  • Rikthehet murtaja e ruminantëve të vegjël, fermerit në Dajç të Shkodrës i asgjesohen 20 krerë, priten edhe 60… 19 May, 2026
  • “Vetëgjyqësi e Valon Ademit”, situata në aeroportin e Vlorës, reagon ekipi i avokatëve të Behgjet Pacollit 19 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon 18 May, 2026
  • Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK 18 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
gabriel kulla 2026

Shifra të frikshme nga lojtari i Kombëtares U-19, madhe, sulmuesi shkodran fiton çmimin si më i miri në Itali!

ShkodraWeb 19 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.