Deputeteve shqiptare do u’a kishin zili edhe ate te vendeve me te zhvilluara te botes, sa i takon mjeteve te transportit qe kane ne perdorim. Ne deklaratat e tyre te pasurise te dorezuara ne ILDKPI, vlerat e makinave rezultojne marramendese. Deputeti i Shkodres Agrion Cela, rezulon se ka blere makinen me te shtrenje nga te gjithe deputetet, 147 mije euro. Nje tjeter deputet i Shkodres, Nard Ndoka ka blere nje makine qe kushton 85 mije euro.
Agron Çela
Blerje automjeti tip… 147 mijë euro.
Mbyllja e kontratës leasing për autoveturë, kontratë zëvendësimi me një qiramarrës tjetër.
Blerje automjeti… 100 000 lekë.
Blerje automjeti tip… 260 000 lekë.
Taulant Balla
Bashkëshortja Iris Pekmezi ka blerë në vitin 2016 makinë me vlerë 869 919 lekë.
Shkëlqim Troplini
Blerë makinë me vlerë 10 mijë euro
Blerë makinë me vlerë 970 000 lekë.
Ridvan Bode
Paguar mesing makine, 521 447 lekë, detyrimi i mbetur 8 512 euro.
Oerd Bylykbashi
Makinë me vlerë 3 mijë euro. Autoveturë tip Citroen blerë në 2015.
Namik Kopliku
Blerë autoveturë me vlerë 11 mijë euro, gjatë vitit 2016.
Mira Shehu
Blerje automjeti, 6 400 euro. Automjet i vitit 2003, dhuratë nga bashkëshorti.
Mimoza Hajdarmataj
Bashkëshorti Arben Hajdarmataj, makinë tip benz, me vlerë 300 000 lekë, blerë gjatë vitit 2016.
Majlinda Bregu
Kredi për blerje makine, shlyer 10 336 euro, detyrimi i mbetur 21 167 euro.
Luçiano Boçi
Blerje autoveturë me vlerë 4 mijë euro, gjatë viti 2016.
Luan Duzha
Blerë autoveturë të përdorur, gjatë vitit 2016, me vlerë 7 mijë euro.
Ilir Xhakolli
Bashkëshortja Irma Xhakolli, autoveturë në Francë, 5 mijë euro plus 186 899 lekë. Djali Rei Xhakolli, makinë 950 000 lekë.
Hlidon Bushati
Kredit 11 mijë euro për blerje automjeti. Shlyer huamarrja 6 mijë USD për blerjen e një tjetër makine.
Gent Strazimiri
Makinë vit prodhimi 2009, me vlerë 3 000 franga zvicerane, blerë në 2016, burimi të ardhurat personale.
Flamur Noka
Kredi 30 mijë euro në 2015 për blerje makine. /SHQIPTARJA.COM/