Familjarët e krerëve të disa bashkive rezultojnë të punësuar në poste dhe pozicione të rëndësishme të administratës publike. Mediat zbulojne emrat e bashkëshorteve dhe fëmijëve të kryebashkiakëve, të punësuar në administratën publike, shpeshherë edhe në konflikt interesi, për shkak të punësimit në organe në varësi të njësive vendore. Familjarët e pushtetarëve vendorë preferojnë drejtimin e kopshteve, punë në ujësjellësa, biblioteka, në Bankën e Shqipërisë, QKZ, Albpetrol, drejtoritë arsimore etj. Filloreta Topçiu, bashkëshortja e kryebashkiakut të Maliqit, Gëzim Topçiu, është drejtore kopshti po në Maliq. Kopshti është në varësi të bashkisë. Bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Belshit Arif Tafani, zonja Eli Tafani, është drejtoreshë e Kopshtit Nr. 1, Elbasan.
Ndërkaq, Sonila Sinaj, bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Beratit, Petrit Sinaj, punon pranë Bankës së Shqipërisë. Në këtë të fundit janë punësuar edhe familjarë ministrash, ish-ministrash, deputetësh, gjyqtarësh, prokurorësh etj. Ndërsa bashkëshorti i kryetares së Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, Fran Mjeda, punon në KESH. Bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Fierit Armando Subashi, zonja Irena Subashi, deri në vitin 2015 punonte po në Bashkinë e Fierit.
Më vonë zonja është punësuar pranë Drejtorisë Arsimore Rajonale Fier. Kryetari i Bashkisë së Çorovodës Nesim Spahiu ka punësuar gruan, vajzën dhe djalin në sektorin shtetëror. Bashkëshortja e tij Valentina Spahiu, punon në Ujësjellës-Kanalizime të Skrapari, djali Klajdi Spahiu punon pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore dhe vajza Brisilda Celibashi punon pranë AlbControl sha. Ndërkaq, edhe kryetari demokrat i Bashkisë së Matit, Nezir Rizvani, është kujdesuar fillimisht për të punësuar familjarët e tij. Bashkëshortja e tij, Vjollca Rizvani, së fundmi rezulton e punonjësja në Bibliotekën Publike Burrel.
Sotiraq Filo
Frosela Filo, bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, rezulton e punësuar në Ujësjellës-Kanalizime, Korçë. Vajza e kryetarit të Bashkisë së Vau të Dejës Zef Hila, Jozefina Hila, është Këshilltare e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, ndërsa bashkëshortja Domenika Hila, punon tek Qendra Shëndetësore Bushat. Ingrita Balili, bashkëshortja e kreut të Bashkisë së Delvinës Rigels Balili, punon si përgjegjëse finance në Drejtorinë e Shëndetit publik Delvinë. Bashkëshorti i kryetares së Bashkisë së Patosit Rajmonda Balilaj, Mersin Balilaj, punonjës në kompaninë Albpetrol, ndërsa vajza Ersiana e kryetares së Bashkisë Gramsh Luljeta Dollani, punon si specialiste IT në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore.
Emrat e familjarëve të kryebashkiakëve në administratë