Zhvilloi punimet në distancë (online) mbledhja e Këshillit Bashkiak Lezhë. Sipas kryetarit të këtij Këshilli Ernest Rakaj, gjatë mbledhjes u morën 10 vendime shumë të rëndësishme, që kanë të bëjnë me shémbjén e 10 objekteve të dëmtuara nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019.
Objektet e vendosura për tu shémbúr janë 2 shkolla, 7 pallate dhe një objekt 2 katësh.
LISTA E OBJEKTEVE QË DO TË SHÈMBÉN:
1. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Llesh Nik Daka” Shënkollë.
2. Shkolla 9-vjeçare Gjergj Kastrioti” qyteti Lezhë.
3. Pallati nr 1 lagjja Gurra, qytet Lezhë.
4. Pallati nr 2 lagjja Gurra, qytet Lezhë.
5. Pallati nr 3 lagjja Gurra, qytet Lezhë.
6. Pallati nr 4 lagjja Gurra, qytet Lezhë.
7. Ndërtesë 2-katëshe, lagjja Skënderbeg, qytet Lezhë.
8. Pallati i Kinezëve, lagjja Besëlidhja, qytet Lezhë.
9. Pallati i Pilotave, nr 5, lagjja Besëlidhja , qytet Lezhë
10. Pallati i Pilotave, nr 3, lagjja Besëlidhja, qytet Lezhë
Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi dëme të mëdha në territorin e bashkisë së Lezhës.
Sipas të dhënave zyrtare dëmi i shkaktuar nga tërmeti në këtë bashki është 35.6 milion Euro ose 4% e totalit të dëmëve të shkaktuar në të gjithë Shqipërinë.
Janë dëmtuar 2463 banesa, 10 shkolla, 1 qendër shëndetësore si edhe 10 biznese.
Këshilli Bashkiak Lezhë mori vendim këto ditë për shémbjèn e 10 objekteve, për ti hapur rrugë nisjes së programit të rindërtimit të tyre. /Nga Lindita KOKAJ/