
Në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, është publikuar lista e personave që kanë fituar të drejtën e punësimit në burgjet shqiptare. Në garë kanë qënë edhe personat që duan të punësohen tek burgu i Reçit në Malësi të Madhe.
Burgu i Reçit është një investim i BE-së me vlerë 14 milionë e 300 mijë euro dhe konsiderohet një prej burgjeve më të mëdhenj në Ballkan, gati të dtrehojë rreth 3 mijë të dënuar.
Kushtet për të burgosurit janë sipas standarteve të BE, ndërsa mendohet që brenda tij të strehohen prsona kryesisht të dënuar për korrupsion, pse jo edhe nga ata që quhen VIP. Burgu i Recit konsiderohet një burg i sigurisë së lartë, pavarësisht se fare pranë tij ka kodra të mund të shfrytëzohet nga jashtë tij nga elementë kriminalë për të goditur të burgosurit.
Kliko për të mësuar: Rezultati përfundimtar i testimit AS
Kliko për të mësuar: Lista e trajnimit AS
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!