Skip to content
12 July, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Dossier

DOKUMENTI/ Lista e 180 familjeve katolike e vitit 1736 në famullinë e « Kishës së Zojës së Shkodrës » të lagjes katolike Tophanë

ShkodraWeb 27 October, 2019
paulTedeschiniFamiljetHuajaSh

Simbas Hamdi Bushatit  “lagja Tophanë asht fusha rreth 5 km jashtë qytetit të cilin Sulltani Mehmeti i II° Fatih e perdori per derdhjen e topave gjatë rrethimi të kështjelles Rozafat të Shkodres. Këtu u derdhen topat e mdhaj me materiale metalik, që solli ai vetë. Per shkak të  mungeses së rrugve të mira ai nuk kishte mundësinë me bartë artilerinë e randë deri këtu”.

Simbas urdhnit të Kalifit Omar të zbatuem edhe nga sulltani turk, kristjant nuk kishin të drejtë të banojshin në të njajten lagje me popullsinë musliman. Per këtë arsye katolikët që dikur kan banue në zonen e Qytetit të Vjeter të Qafes së Kalasë u detyruen të shkojnë me banue në periferi si në lagjen Kasenë mbas lumit Buna, Sh’Lavrendi, Qafa, Kishaj, Zarufa, Shiroka dhe Kepi i Madh, në (që simbas Hamdi Bushatit quhet edhe Mahalla e Re), Arra e Madhe, Serreq, Gjuhadol, Dugajt e Reja, në fshatin Rrëmaj 5 km jashtë qytetit afer zallit të lumit Kiri ku në vitin 1610 iu dha leja per të celebrue meshen. Këtu ma vonë u banë Varrezat katolike të  Rrëmajit.

Me zgjanimin e Shkodres drejtë veriut popullsia katolike shkodrane u detyruen të ikin edhe nga lagja Tophanë (Mahalla e Re) ku ato kishin famullinë e vet, Kishen e vet, famullitarin e vet Dom Pal Kamsin (viti 1736) per tu lirue vend popullsisë musliman që shtohej gjithnji. Por katolikt shkodranë nuk kishin mundësi të merrshin me vedi edhe Kishen e tyne, por moren me vedi Rregjistrat e pagëzimeve (lindjeve) dhe Rregjistrat e martesave dhe të vdekjeve, të cilat sot gjinden në Arkivin Qendror Shtetror të Tiranes, prej ku studjuesit kanë nxjerrë të dhanat rreth kësaj popullsie.

Në temen “Shkodra në periudhën osmane”shkruhet: ” …. Kah viti 1700 qela ( shtëpia e priftit) dhe famullia e lagjes Kazena u transferuan në Tophanë, afër selisë së bajlozit (perfaqesuesit) venedikas. I pari që e ngrehu shtëpinë në Tophanë si nënkonsull, qe Anton Duoda. Duoda shkruante më 1736 se qyteti kishte 1000 dyqane. Më 1745 Tophana ishte qendra e famullitarit me 180 shtëpi e 680 frymë dhe kisha e ndërtuar aty. Regjistri i Imzot Pal Kamsit përmend këta vendbanime të katolikëve: Tophana, Rëmaji, Kazena, Sh’Lavrendi, Qafa, Kishaj, Zarufa, Shiroka dhe Kepi i Madh…..” .

Famullitari i Kishes së Tophanes Dom Pal Kamsi.

Familja e njohur tregtare Kamsi e Shkodrës është ndër familjet më të vjetra shkodrane që figurojnë të shënuara që në vitin 1736 në regjistrin e pagëzimeve që ka mbajtur famullitari i Tophanes, Dom Pal Kamsi.

Një nga njerëzit e shquar të kësaj familjeje ishte Imzot Pal Kamsi. Ai ishte një nga figurat më të njohura të kishës katolike, i cili ka shërbyer si famullitar i Kishës së Zojës së Shkodrës në Tophanë, dhe me 25 maj 1742 është caktuar nga Papa Benedikti XIV si Ipeshkv i Shkodrës.

Dom Pal Kamsi shërbeu dhe në Tivar dhe shquhet për faktin se arriti të bënte për herë të parë regjistrimin në librin e kishës, në kohën kur ishte famullitar në Tophanë. Libri i pagëzimeve, pra regjistri i parë i popullsisë i bërë nga Imzot Pal Kamsi ruhet në Arqipeshkvi në Shkodër (sot në Arkivin Qendror Shtetror të Tiranes). Ai drejtoi dioqezën e Shkodrës për 29 vjet, ndërsa vdiq në Kuvendin Françeskan të Kastratit më 14 prill 1771.

Këtu jepet lista emnore e familjeve katolike e vitit 1736 në famullinë e  “Kishës së Zojës së Shkodrës” të lagjes katolike Tophanë ku famullitar ka qenë Dom Pal Kamsi. Këto janë nxjerrë nga Rregjistri i pagëzimeve-lindjeve në lagjen Tophanë – Shkoder e vitit 1736 volumi i I° (i parë) që ruhej në Arqipeshkvi në Shkodër dhe që sot ndodhen në Arkivin Qendror Shtetror të Tiranes. Në Arkivin Qendror Shtetror të Tiranes gjinden edhe Rregjistri i pagëzimeve-lindjeve në lagjen Tophanë – Shkoder i vitit 1760-1777 volumi i II° si dhe të gjithë rregjistrat e viteve të mavonshme.

Kjo listë emnore gjindet edhe në librin dyvolumsh “SHKODRA DHE MOTET” me autor Hamdi Bushati :

Abrashi, Ashiku.

Babi, Belbaqori, Banda, Bardhi, Bashi, Batuçi, Beltoja, Berdica, Bjanki, Bibashi, Bobozi, Bojaxhija, Boriçi, Bushati.

Çapaliku, Çarkaxhija, Çeka, Çoba, Çobani, Çobi, Çurçia.

Dajçi, Daka, Dashi, Dedgudha, Dengilaj, Deniva, Demiri, Dika, Dobraçi, Doda, Dodmasej, Domnori, Drita, Dukagjini, Dushi.

Ejlli, Engjelli.

Galigadi, Gavoçi, Gega, Giadri, Gici, Gjota, Gjata, Gura.

Gjeçi, Gjeloshi, Gjergji, Gjinaj, Gjika, Gjonlala, Gjini, Gjura, Gjurashi (Gurashi), Gozzi (Gjoci), Grashi, Gruda, Guga, Gurakuqi.

Hoti, Hysenaga.

Junki.

Kabashi, Kakarriqi, Kalamashi, Kamsi, Kasneci, Kazazi, Kazena, Kiçi, Kodheli, Koleci, Komani, Kovaçi, Kosmaçi, Krajli, Kraja, Kranja, Krroqi, Kujxhija, Kukli, Kurti.

Lala, Lazri, Leka, Leniqi, Lezhëi, Lindi, Linëza, Logoreci, Lozani, Luka, Lufi, Luli, Llupi.

Marashi, Marjani, Marini, Markiçi, Marku, Matrishi, Mazi, Mazrreku, Melgushi, Memi, Mesi, Midha, Mjeda, Mida, Misloci, Mosli, Muzhani.

Ndoja, Negri, Nënshati, Nikaj, Nikanji.

Paci, Pali, Parruca, Preçi, Pema, Pepa, Pici, Pjetrushi, Pilota, Pistoli, Plauti, Prendçi, Prendanji, Prifti, Pulti.

Radoja, Radovani, Ramadani, Reçi.

Saçi, Saraçi, Sardari, Serreqi, Shahini, Sheldija, Shestani, Shiroka, Shkreli, Shpori, Shkjezi, Sina, Simiçija, Simini, Simoni, Sinadini, Spathari, Stani, Suma.

Tedeskini, Todri, Topalli, Troshani, Toksi, Tuzi.

Vakanji, Valanji, Vala, Vasa, Vasija, Vata, Vala, Vjerdha, Vladanji, Vuçi, Vuka, Vukashini.

Zadeja, Zanji, Zorba, Zojzi, Zuzi.  /Pergatiti Paul Tedeschini për ShkodraWeb/

(Në foto jepet fotokopja e Rregjistrit të pagëzimeve/lindjeve Volumi 2° i viteve 1760-1777 të Lagjes Tophanë në Shkoder e cila gjindet ne Arkivin Qendror Shtetror në Tiranë).

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: ANALIZA/ Pse opozita nuk duhet të heqë dorë nga kerkesa për dorëheqjen e Edi Ramës…
Artikull pas: “Vetëm naivët mund të besonin dorëheqjen e tij…”, Meta ironi therëse me Ramën: Negociatat duheshin hapur dy vite më parë

TË FUNDIT

eksodi ambasada 1991
  • Dossier

2 KORRIK 1990 – “Eksodi i ambasadave”, kur shqiptarët 35 vjet më parë mposhtën frikën dhe zgjodhën lirinë në perëndim

ShkodraWeb 2 July, 2025
pianoforte 2025
  • Dossier

RETRO – Shkodra, më shumë se 30 pianoforte në fund të shekullit të 19- të dhe fillim të shekullit të 20- të

ShkodraWeb 26 June, 2025
Dritan-Gjika
  • Dossier

DOSSIER – Kush është shkodrani 49- vjeçar Dritan Gjika, e shkuara e njërit prej narkotrafikantëve më të mëdhenj…

ShkodraWeb 17 June, 2025

TË FUNDIT

  • “Injoruan paralajmërimin e tij”, media izraelite shkruan për Arben Anamalin: Vdiq duke shpëtuar dy izraelitë 11 July, 2025
  • VIDEO – “PD Shkodër në mbështetje të banorëve të Thethit”, kryetarja Eliona Shkreli takime në terren… 11 July, 2025
  • NGA EDMOND ARIZAJ – Mungesat sistemike, vdekja ulëritëse e kapitenit në Shkodër… 11 July, 2025
  • “Mbrojtje e mjedsit por të mos harrohen njerëzit”, Arqipeshkvia Metropolitane Shkodër- Pult reagon për Thethin 11 July, 2025
  • VIDEO – Bashkia Shkodër nis rikthimin në identitet të zonave ku u shembën ndërtimet pa leje në Theth 11 July, 2025
  • Superaksioni me 7 të arrestuar dhe 6 në kërkim në Shkodër, Elbasan, Vlorë e Tiranë, SPAK jep informacionin 11 July, 2025
  • Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen shefa komisariatesh, ja kush caktohet në Shkodër… 11 July, 2025
  • VIDEO – “E vërteta për tregun e Zdrales”, imam Muhamed Sytari sqaron procesin nga viti 2013 e në vijim 11 July, 2025
  • VIDEO – “Histori suksesi për Shkodrën dhe për Shqipërinë”, Europiani U-16 i basketbollit, reagon Benet Beci 11 July, 2025
  • VIDEO – Sulmi me molotov ndaj fadromës së IKMT- së në Theth, Policia e Shkodrës jep informacionin zyrtar 11 July, 2025
  • Zgjedhjet e 11 maj 2025, kryebashkiaku socialist i Vaut të Dejës pyetet 1 orë në SPAK… 11 July, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Aksion në shakallë të gjërë në SPAK në Shkodër, lëshohen 13 urdhër- arreste, edhe policë… 11 July, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

arben anamali 2025
  • Aktualitet

“Injoruan paralajmërimin e tij”, media izraelite shkruan për Arben Anamalin: Vdiq duke shpëtuar dy izraelitë

ShkodraWeb 11 July, 2025
eliona shkreli theth 2025
  • Kryesore

VIDEO – “PD Shkodër në mbështetje të banorëve të Thethit”, kryetarja Eliona Shkreli takime në terren…

ShkodraWeb 11 July, 2025
edmond arizaj arben anamali 2025
  • Kryesore

NGA EDMOND ARIZAJ – Mungesat sistemike, vdekja ulëritëse e kapitenit në Shkodër…

ShkodraWeb 11 July, 2025
peragine katedrale shkoder 2025
  • Aktualitet

“Mbrojtje e mjedsit por të mos harrohen njerëzit”, Arqipeshkvia Metropolitane Shkodër- Pult reagon për Thethin

ShkodraWeb 11 July, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.