ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

LISTA/ Anglia U-21 vjen me “artilerinë e rëndë” në Shkodër, futbollistë nga Çelsi, Junajtid, Liverpul e Siti

Kombëtarja shqiptare e 21-vjeçarëve do të luajë pas pak ditësh në “Loro Boriçi” një takim mjaft të vështirë përballë Anglisë U21. Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi, do të provojnë të bëjnë surprizën kundër një ekipi që është një nga pretendentët për të fituar edhe kampionatin europian për këtë grupmoshë.

Në prag të këtij takimi, është publikuar sot edhe lista e Anglisë U21, ku në sy bie se ka futbollistë nga skuadrat më elitare në Premier Ligën angleze. Fill Foden i Sitit, Grinvud i Junajtid, Sesegnon i Totenhem e të tjerë futbollistë që po bëjnë mirë me ekipet e Premir Ligës duke luajtur mes më të mirëve, do të jenë në Shkodër.

Natyrisht, në këtë listë mund të kishte edhe emra si Xhejdon Sanço por dëmtimi i fundit në ndeshjen ndaj Interit e ka vënë në pikëpyetje paraqitjen e tij megjithëse është përfshirë në listë për ndeshjen e Anglisë A kundër Kosovës. Takimi do të luhet në datën 15 nëntor në Shkodër.

Lista:

Portierë: Brandon Austin (Totenhem), Eleri Balkomb (Viborg), Aron Ramsdejl (Bournmuth)

Mbrojtës: Maks Arons (Noruiç), Trevoh Kalobah (Hadërsfilld), Ben Godfrei (Noruiç), Marc Guehi (Çelsi), Ris Xhejms (Çelsi), Xhejms Xhastin(Leister), Loid Kelli (Bournemuth), Xhonata Panzo (Serkël Bryzh)

Mesfushorë: Tom Dejvis (Everton), Fil Foden (Mançester Siti), Konor Galager (Çarlton), Duajt MekNeil (Bëenli), Oliver Skip (Totenhem), Xho Uillok (Arsenal)

Sulmuesë: Rian Breuster (Liverpul), Gradi Diangana (Uest Bromuiç), Ebere Eze (QPR), Mason Grinvud (Mançester Junajtid), Reis Nelson (Arsenal), Sam Sarrixh (Suonsi), Rian Sesegnon (Totenhem)

Për tu bërë pjesë e grupit "ShkodraWeb Media" mjafton të klikoni JOIN GROUP dhe kerkesa juaj do të shqyrtohet menjëherë. KOMUNITETI SHKODRAWEB MEDIA ONLINE: https://www.facebook.com/groups/shkodrawebportal/

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.