Flamur Avdyli, i arrestuar dje gjatë një operacioni të gjerë të policisë, është lënë sot i lirë.
Avdyli është parë të dalë nga Drejtoria e Policisë së Tiranës pak minuta më parë, i shoqëruar nga një person tjetër.
Kujtojmë se përveç vëllezërve Flamur dhe Astrit Avdylaj mbrëmë u prangos kushëriri i parë i vëllezërve, Jasim Avdyli së bashku me H. Hoxha, të dënuar në Turqi për trafik heroine dhe mbi 20 persona të tjerë u shoqëruan. Ndërkohë që paraditen e sotme, Flamur Avdyli u lirua.