Skip to content
18 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Liri Lubonja i përgjigjet Kadaresë: Vuan nga megalomania. Pse shpif aq egërsisht?

ShkodraWeb 20 September, 2017
IMG_3731
Ata dikur kanë qenë miq shtëpie. Ndanin mendime, shkëmbenin dorëshkrime, libra… Miqësi që vazhdoi edhe pas rënies së sistemit komunist. Por sot, koha e ka sjellë të jenë në “llogore” të ndryshme dhe nëpër intervista të shprehen për njëri-tjetrin, si të kishin qenë armiq. Diktatura qe e ashpër për familjen e Todi Lubonjës.
Burgje dhe internime që vuajtën deri në tre breza. Këtë periudhë të vështirë e ka rikthyer në vëmendjen e publikut, një debat mediatik, i nxitur nga botimi i procesverbaleve të deponimeve në hetuesi të ish-të arrestuarit Fatos Lubonja, ku ai përmendte dhe emrin e Ismail Kadaresë si një nga shkrimtarët e preferuar të të atit dhe që i jepte atij libra të huaj. Disa ditë më parë, shkrimtari Kadare ka qenë i ftuar në studion e Eni Vasilit në “News 24”, ku ndër të tjera u pyet edhe për këtë debat dhe rastin “Lubonja”.
Kadare u shpreh për Lubonjën se “Ky ka pasur një nervozizëm, se me këto dokumente që kanë dalë, ai vihet me shpatulla për muri. Ai duhet t’i hedhë poshtë ato, se ai thotë unë s’kam folur me ty, ai thotë, ke folur kundër Enverit. Ka diçka që nuk shkon, mund të mos thotë asnjëri të vërtetën, apo të dy të thonë të vërtetën, të ketë keqinterpretime.
Me sa duket, si letrar i ri pa peshë, mendon se kjo do t’ia ngrejë peshën. Fatos Lubonja nuk është shkrimtar i ri i arrestuar, por është djali i Todi Lubonjës që u arrestua. Fatos Lubonja mund të kërkojë aureolën e vet, por nuk ka të drejtë të shpifë për të tjerët. Nuk ka të drejtë të thotë se unë paskam qenë furnizues i Todi Lubonjës me libra të ndaluar. Unë mund të kem dhënë ndonjë libër të ndaluar. Por i biri thotë që i ka dhënë, kur Todi vetë thotë nuk më ka dhënë”.
Kjo intervistë ka nxitur bashkëshorten e Todi Lubonjës dhe nënën e publicistit dhe shkrimtarit Fatos Lubonja t’i përgjigjet Kadaresë. Ajo tregon për “Panoramën” të vërtetën e arrestimit të të birit, si nuk pranuan ofertat për t’u ndarë nga i shoqi, por flet edhe për lidhjet që ka pasur me Kadaretë, miqësinë e tyre që vijoi përmes letrash edhe më vonë dhe u ndërpre kur Fatosi filloi të shprehej për veprat e Kadaresë si “ideologji e regjimit të Enver Hoxhës”.
NJË PJESË E LETRËS SË LIRI LUBONJËS
Dua të jem sa më e qartë dhe e saktë për t’iu përgjigjur një njeriu që vuan nga megalomania dhe jeton me atë madhështinë që ia ushqejnë edhe disa kurtizanë që sillen rrotull..
Do të shkruaj si nënë e Fatosit, si grua e Todit, si njeri, por edhe si dëshmitare e asaj kohe dhe e atyre ngjarjeve.
Si familjare dhe si njeri më vjen të them: si ka mundësi që një shkrimtar, “i madh në rang kombëtar dhe ndërkombëtar”, ia lejon vetes të flasë ashtu?! Si është e mundur që ndërhyn me të tilla gënjeshtra absurde në një dramë të vërtetë familjarë, të cilën nuk e jetoi kushdo në ditët e diktaturës? Si nuk ka asnjë gram ndjeshmërie ndaj dhimbjes, vuajtjeve, sakrificave dhe pasojave që patën tre breza të familjes sonë në ato 18 vite, duke filluar nga fëmijët 1 muajsh? Si mundet të kërkojë të na hapë procese që të kujtojnë proceset që kemi përjetuar në atë kohë?
Çfarë shkrimtari është që s’ka pikë aftësie të futet në lëkurën e të tjerëve?
A ka ky njeri të afërm, miq, që t’i thonë se s’mund të shpifë kaq paturpësisht apo e rrethojnë vetëm kurtizanë?
…Ne kishim një familje të shëndoshë, ku mbizotëronte shumë, shumë dashuri për njeri-tjetrin, mirëbesim, përkujdesje, veçanërisht për fëmijët dhe kërkonim vazhdimisht që ata të rriteshin sa më të virtytshëm. Pikërisht pse ishim kështu, kur Todi u shpall armik i popullit nuk e mohuam atë, megjithëse kjo na u kërkuar me premtimin se kështu do të sigurohej e ardhmja e pjesëtarëve të tjerë të familjes. Refuzuam ta diskutojmë edhe kur Todi na e hapi këtë bisedë. Pranuam të hyjmë në kalvarin e burgjeve dhe internimeve që s’dihej kur do të mbaronin. I kuptoj ata që s’vepruan si ne, edhe “shkrimtarin e madh” që pa pasur asnjë nga këto rreziqe, por vetëm pse donte të udhëtonte në Francë, i ka mbyllur derën së motrës, por kërkoj pak më shumë respekt për këtë zgjedhje tonën.
…Pse Kadare shpif aq egërsisht e poshtërsisht pa pasur turp kundër Fatosit? Siç e kam shpjeguar në librin tim “Kohë të reja, kujtimeve të vjetra” armiqësia ka ardhur për shkak të aktivitetit të Fatosit. Si shkrimtar, gazetar dhe botues i revistës “Përpjekja”, ai ka shkruar e botuar për ideologjinë e veprës së Kadaresë, si ideologji e regjimit të Enver Hoxhës si dhe nuk ka pranuar përpjekjet e tij dhe të kurtizanëve për ta rreshtuar si disident. Urrejtja e Kadaresë u shtri edhe ndaj nesh. Aq sa nga vlerësimet që i kishte bërë Todit është në librat e parë pas ’90-ës, në një nga librat e fundit e cilëson si “Njeriu i ftohtë i zyrave”, kurse Agim Meron, edhe ky mik i tij, e trajton edhe më keq sepse nuk mund t’ia falë Agimit, atë që në librin e tij të kujtimeve, ka thënë një të vërtetë, që Ismaili ia dhuroi Nexhmije Hoxhës dorëshkrimin e librit “Dimri i Madh” dhe jo siç pretendon Kadareja në shkrimet e tij, se ajo ia ka marrë me forcë (!).
…Duket se e kaluar e mban peng më shumë se ç’mendojë. Por shpresoj që ata që janë më të rinj se ne do të mësojnë nga e kaluara nuk çlirohesh duke gënjyer dhe duke akuzuar dhe shpifur për të tjerët por duke kuptuar vetveten dhe kohën që ke jetuar.

 

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: VIDEO+FOTO/ Lumi Drin nuk ka goje ti therrase Bashkise Shkoder per ndihme
Artikull pasardhës: TRAGJIKE/ 28 vjecari vdes ne aksident, makina e tij perplaset me furgonin

TË FUNDIT

rama gjykata kushtetuese 2025

Rritja e pagave për gjykatësit u kundërshtua nga qeveria, Gjykata Kushtetuese jep vendimin për çeshtjen

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
paketa maleve 2026

“Paketa e Maleve”, përfundon faza e shqyrtimit të aplikimeve, Bashkia Shkodër njoftim të rëndësishëm…

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
aksident naten rrile 2026

Aksidentoi për vdekje këmbësorin në orët e para të mëngjesit, arrestohet 46- vjeçari që iku nga vendngjarja

ShkodraWeb 17 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • FOTO – Programi i kontrollit biologjik të dëmtuesit të gështenjës, nënshkruhet marrëveshja me ministrin Salla 17 February, 2026
  • PËRVJETOR – Frederik Rreshpja, poeti që i këndoi gjëmimshëm vetmisë, ngulmueshëm tragjizmit dhe trazueshëm dhimbjes 17 February, 2026
  • Rritja e pagave për gjykatësit u kundërshtua nga qeveria, Gjykata Kushtetuese jep vendimin për çeshtjen 17 February, 2026
  • “Paketa e Maleve”, përfundon faza e shqyrtimit të aplikimeve, Bashkia Shkodër njoftim të rëndësishëm… 17 February, 2026
  • Aksidentoi për vdekje këmbësorin në orët e para të mëngjesit, arrestohet 46- vjeçari që iku nga vendngjarja 17 February, 2026
  • Çmontonte dhe shiste pjesë të automjeteve të dyshuara të kontrabanduara, procedohet penalisht 59- vjeçari 17 February, 2026
  • Policia e Shkodrës nis procedimin penal për 6 tifozë të Elbasanit, shkatërruan ndenjëset në “Loro Boriçi” 17 February, 2026
  • Dosja e famshme “5D”, SPAK jep pretencën për personat e akuzuar, burgime nga 2 deri në 11 vjet… 17 February, 2026
  • KESH nis shkarkimet nga hidrocentralet, fshati Obot nis “përballjen” e radhës me përmbytjet… 17 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë 17 shkurt 2026… 17 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 17 shkurt 2026… 17 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 17 shkurt 2026… 17 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

tonin marina salla 2026

FOTO – Programi i kontrollit biologjik të dëmtuesit të gështenjës, nënshkruhet marrëveshja me ministrin Salla

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
frederik rreshpja

PËRVJETOR – Frederik Rreshpja, poeti që i këndoi gjëmimshëm vetmisë, ngulmueshëm tragjizmit dhe trazueshëm dhimbjes

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
rama gjykata kushtetuese 2025

Rritja e pagave për gjykatësit u kundërshtua nga qeveria, Gjykata Kushtetuese jep vendimin për çeshtjen

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
paketa maleve 2026

“Paketa e Maleve”, përfundon faza e shqyrtimit të aplikimeve, Bashkia Shkodër njoftim të rëndësishëm…

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.