Lindita Nikolla zgjidhet kryetare Kuvendi me 79 vota pro, 4 kundër ndërsa opozita grisi fletë- votimet…

Lindita Nikolla është zgjedhur kryeparlamentare me 79 vota pro, duke pasuar në këtë detyrë Gramoz Ruçin. 137 deputetë kanë marrë pjesë në votimin pasditen e sotme për kryetaren e parlamentit Lindita Nikolla. Nuk morën pjesë dhe nuk votuan deputetët Sali Berisha, Dashamir Shehi dhe Agron Duka.

Nga 83 fletë votimi të vlefshme, komisioni i ngritur numëroi 79 vota pro dhe 4 kundër. Votat kundër janë të deputetëve të LSI. Kjo gjë u konfirmua dhe nga nënkryetari i LSI Petrit Vasili. Ndërkohë, grupi i PD- së ka grisur fletë- votimet, duke zgjedhur një mënyrë të re për të shprehur mosaprovimin e Nikollës në krye të Kuvendit.