Ish-komandanti i ushtrisë së serbëve në Bosnje-Hercegovinë , Ratko Mladiç dënohet me burgim të përjetshëm. Apeli i Gjykatës Ndërkombëtare kundër Krimeve në Hagë ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë në 2017.
Ai akuzohet për gjenocid, vrasje e krime lufte në Srebrenicë gjatë luftës së Bosnjes në 1995 si dhe për rrethimin e Sarajevës ku u vranë 10 mijë qytetarë. Për shumë vite ai u arratis në Beograd derisa në 2011 u arrestua në një fermë në Serbinë veriore dhe iu nënshtrua një procesi gjyqësor që zgjati nga 2012 në 2017.
Në 2016 u dënua dhe shefi i tij, Radovan Karaxhiç që po vuan gjithashtu dënimin me burgim të përjetshëm. Lufta e Bosnjes la mbi 100 mijë të vdekur e miliona të zhvendosur teksa Mladiç tashmë dënohet me burgim të përjetshëm si një nga fajtorët kryesorë të vrasjeve të burrave, grave e fëmijëve në 1995.