Ndeshjet gjysmëfinale në Superkupën Mbarëkombëtare në konkurrencën e meshkujve pritet të dhurojnë ndeshje shumë interesante. Në Durrës do të përballen, Teuta dhe Golden Eagle Ylli. Skuadra nga Durrësi fitoi titullin dhe Kupën në Shqipëri, edicionin e kaluar, kurse Ylli është kampion i Ligës Unike dhe Kosovës. Sfida pritet të jetë shumë interesante me të dy skuadrat që e duan trofeun e parë të Superkupës Mbarëkombëtare.
Sfidë interesante pritet të jetë edhe ndërmjet dy skuadrave me traditë në basketbollin e Kosovës, Vllaznisë nga Shkodra dhe Sigal Prishtinës. Shkodranët do të kenë përkrahjen e publikut, ndërsa skuadra më e trofeshme kosovare, dëshiron të shtojë edhe një trofe në sirtarin e saj.
Kjo është hera e parë që organizohet Superkupa Mbarëkombëtare nga Liga Unike, e ndihmuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës dhe Federata Shqiptare e Basketbollit.
16 Tetor
Durrës: Pallati i Sporteve “Ramazan Njala”
17:00 Teuta – Golden Eagle Ylli
Shkodër: Pallati i Sporteve “Qazim Dërvishi”
20:30 Vllaznia – Sigal Prishtina
17 Tetor
19:00 Finalja
Shkodër: Pallati i Sporteve “Qazim Dërvishi”
Autoritet e pranishme në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi”
1. Kryeministri i Kosoves z.Albin Kurti
2. Presidentin e Bordit Drejtues të Ligës UNKIE, Z. Ilir Trebicka
3. Kryetarin e Federates se Basketbollit te Kosoves Z. Arben Fetahu
4. Kryetarin e Federatës Shqiptare Z.Avni Ponari
5. Ministri i Kultures, Rinise dhe Sportit z.Hajrulla Ceku
6. Zv.Ministrja e Sportit znj. Daulina Osmani
7.Deputetja/Kandidatja per Kryetare te Gjakoves znj. Mimoza Kusari Lila.
8. Kryetarja i Bashkise se Shkodres Znj.Voltana Ademi
9. Ministres se Arsimit dhe Sportit Znj. Evis. Kushi
10.Ministres se Shtetit per Rinine dhe Femijet Znj. Bora Muzhaqi.
11. Presidenti i KF Vllaznisë dhe KB Vllaznia – Z. Alban Xhaferi
12. Prefektja e Shkodres – Znj. Majlinda Angoni